Politike 1 Tetor 2022, 19:28

Familja Meta në unison, Kryemadhi: Opozita duhet të dalë me kandidatë të përbashkët

Shkruar nga Pamfleti
Familja Meta në unison, Kryemadhi: Opozita duhet të dalë me

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, gjatë një interviste televizive, ka folur sa i takon marrëdhënies PD- PL dhe për mënyrën se si duhet të dalë opozita në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kryemadhi tha se marrëdhëniet mes dy partive janë normale, duke shtuar se opozita duhet bashkuar për të fituar besimin e humbur nga zgjedhjet e 25 prillit.

Ndërsa sa i takon pjesës nëse PD dhe PL duhet të dalin me një kandidat të përbashkët, Kryemadhi tha se nëse opozita nuk është e kapur nga Rama, atëherë duhet të dalë me një kandidat pavarësisht se kujt force politike i përket.

 “Marrëdhëniet janë normale. Mendoj që marrëdhënia midis dy partive ka të bëjë në lidhje me zgjedhjet lokale. Mendoj që me rëndësi është se qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë. Zgjedhjet e 25 prillit dëmtuan besimin e qytetarëve. Shitja e kauzave e ka dëmtuar, tashmë është momenti për rikuperim Mendoj se opozita nëse nuk është e kapur nga shteti mafioz i Edi Ramës duhet të dalë me një kandidat të përbashkët. Ne si PL jemi të fokusuar tek këshillat bashkiakë. Çdo vonese i shërben Ramës. Ajo që është e rëndësishme është që qytetarët kërkojnë një opozitë të vërtetë”, tha Kryemadhi, për emisionin ‘Kjo Javë’ në News24.

Politike #Të përbashkët kandidatë Kryemadhi