Sport25 Tetor 2022, 19:07

Fantastik Luis Hasa! Dopieta e futbollistit shqiptar i jep kualifikimin të rinjve të Juventusit (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Fantastik Luis Hasa! Dopieta e futbollistit shqiptar i jep kualifikimin të

Fantastik Luis Hasa! Dopieta e futbollistit shqiptar i jep kualifikimin të rinjve të Juventusit (Video)

Luis Hasa ishte protagonist kryesor në fitoren e Juventusit të të rinjve kundër Benfikës në “Youth League”, duke realizuar dy golat që i dhanë tre pikët bardhezinjve.

Në minutën e 63, mesfushori i talentuar shqiptar i cili luan për Italinë barazoi shifrat me anë të një penalltie.

Më pas, në minutën e 79, Hasa realizoi një gol fantastik për të kthyer çdo gjë në favor të Juventusit, që kështu arriti kualifikimin në fazën e 1/16.

Në sfidën e radhës, bardhezinjtë do të presin PSG-në për vendin e parë, e cila nëse fitohet nga Juventusi, mund t’i çojë ata direkt në fazën e 1/8.

HASAAAA GOALLL⚽️⚽️⚽️#hasa with a great shot make our comeback real? pic.twitter.com/yjps36zGns

— JuventusJuvenil (@JuvenilJuventus) October 25, 2022

Sport Luis Hasa mesfushori i talentuar shqiptar