Anti-Mafia 6 Dhjetor 2022, 10:18

 Fantazma e Fatmir Pemës në resortin e "Irfanit të Tmerrshëm"

Shkruar nga Pamfleti
 Fantazma e Fatmir Pemës në resortin e "Irfanit të

 Fantazma e Fatmir Pemës në resortin e "Irfanit të Tmerrshëm"

Shumë mirë bëjnë mediat që e mbështesin Irfanin si botues, por a i ka bërë kush një analizë atij si sipërmarrës, punëdhënës dhe si njeri në trajtimin e punëtorëve?

Fatmir Pema ishte baba i dy fëmijëve, një djalë e një vajzë. Teknolog ‘par excellence’ i Birra ‘Tirana’, i diagnostikuar me kancer, një ditë të vitit 2020, largohet nga puna. Ishte aksioner që në themelim të privatizimit të stabilimentit më të rëndësishëm të instustrisë ushqimore. Nuk e pranoi asnjëherë strategjinë që Luan Bregasi, Shefikat Ngjela e Irfan Hysenbelliu ndoqën për të shkatërruar ‘Birra Tirana’, që ta kthejnë atë në një truall ndërtimi. U bë bashkë me disa punëtorë, e teknikë, kundërshoi dhe e larguan nga puna. Madje e akuzuan se ka vjedhur material nga fabrika, e çuan në gjyq.

Fatmiri, dhe shokët e tij, pranuan sfidën e Luan Bregasit, Fanes dhe shokëve të tyre. E siç bënë dhe ata që i nxorën në televizion me bujë, ju drejtuan mediave. Asnjë media nuk nxori asnjë shqetësim të punonjësve të ‘Birra Tirana’, përveç ‘Pamfleti’-t. Editorit të të cilit, i erdhën shantazhe të pafund, vetëm se pasqyroi shqetësimet e punëtorëve të Birra ‘Tirana’.

Nuk kaloi një vit nga beteja me Fatmir Pemën, dhe ai ndërroi jetë. Duke lënë jetim dy fëmijë. Por prej asaj dite, realisht nuk kanë parë ‘ditë të bardhë’ asnjëri prej emrave që i nxinë jetën 45 vjeçarit simpatik nga Yzberishti, mjeshtrit më të mirë të maltos dhe fermetimit të saj në Shqipëri.

Luan Bregasi, i cili sot është një nga biznesmenët më afër qeverisë, nuk ka parë një ditë të hajrit për të dhe familjen e vet. Gjyqtarja që Bregasi pajtoi për të dënuar punëtorët rebelë, Arjana Cano, u shkarkua nga Komisioni i Vettingut. Birra ‘Tirana’ sot është një gërmadhë. Dhe Fanja apo “Irfani i Tmerrshëm” sot është në ditën më të zezë.

Irfani, që sot bën viktimën, dy vite më pare, në vend që t’u jepte rrogat i shiste mend punëtorëve se ka resortin më të mirë në bregdet dhe në shtëpi ka disa shërbëtore.

Dakord, shumë mirë bëjnë mediat që e mbështesin Irfanin si botues, por a i ka bërë kush një analizë atij si sipërmarrës, punëdhënës dhe si njeri në trajtimin e punëtorëve?

Për ta bërë këtë, duhet të shkojnë në varrin e Fatmir Pemës, viktimës së këtij kapitalisti pa skrupull që ka edhe mbështetje mediatike…/Pamfleti

Anti-Mafia “Pamfleti” #Fantazma e Fatmir Pemës në resortin e "Irfanit të Tmerrshëm"