Aktualitet12 Maj 2018, 05:56

Fantazma e komunizmit

Shkruar nga Pamfleti
Fantazma e komunizmit

Fantazma e komunizmit

“Viti 1991ishte fundi i Bashkimit Sovjetik, vdekja e një utopie, por që nuk do të thotë zhdukja e komunizmit duke u nisur nga mbijetesa e gjatë në Kinë, Vietnam ose Kubë, apo dhee indirekt në regjime të tilla si Venezuela dhe Nikaragua. Nuk arriti as të vazhdonte të luftonte padrejtësitë sociale,” – kështu shkruan në një artikull opinionesh historiani Antonio Elorza. Megjithatë sot nuk ka mbetur shumë nga ndikimi i partive komuniste.

“Ka një krizë ideologjike në Europë të partive të majta, tani nuk prezantojnë modelet e ndryshimit ose të përmirësimeve sociale që proklamonin gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë. Kjo ka kontribuar që të lindin prirje ultranacionaliste dhe të quajtura populiste në shumë vende që më parë ishin komuniste. Nuk ka një ndryshim mes një socialdemokrati ose konservatori; përballë tyre e majta e vjetër është në krizë në Europë,”- thotë historiani.

Edhe pse komunizmi ra në Rusi në vitin 1991 dhe aktualisht Kremlini me Vladimir Putinin si president është vendi më i madh në botë, duket se ekziston një model mes tyre që përshtatet edhe në epokën cariste. Në epokën cariste kërkoi të modernizohej në stilin oriental për të krijuar një perandori të madhe; e arritën në shek XIX.

Këtë model e ndoqi Stalini duke kërkuar pas Revolucionit Rus që BSH të shndrrohej një një vend të zhvilluar shpejt duke krijuar një model zhvillimi të vetin që do ta zhvillonte. Në epokën aktuale të Putinit ka një projekt për t’u dukur si një vend as perëndimor, as lindor, por kërkon rrugën e vet të konsideruar si rruga euroaziatike që e kërkon përmes një ndjenje nacionaliste të mbrojë interesat kombëtare për të ripozicionuar Rusinë si një superfuqi.

I preferuari.

Në pjesën më të madhe të fotografive të tij duket serioz dhe asnjëherë nuk qesh. Fjala karizmatik nuk është e përshtatshme për ta përshkruar, por është një nga njerëzit më me ndikim për momentin. Një nga vendet më të mëdha dhe më të pushtetshme e ka nën këmbët e tij; Rusinë. Vladimir Putini, dy herë president dhe një herë si kryeministër që bëjnë 18 vjet në pushtet, ka trashëguar pushtet të Bashkimit Sovjetik si e drejta e vetos në këshillin e Sigurisë në Kombet e Bashkuara, administron edhe armët bërthamore.

Ky vend ka disa probleme si separatizmi, terrorizmi dhe një krizë ekonomike që ka goditur qysh prej 2015, por që është përhapur përmes nacionalizmit rus. Sipas Adán Miguel Rodríguez Pérez, sot Rusia është në qendër të vëmendjes botërore si një superfuqi, si një shtet i madh, për aparatin e saj ushtarak, pasuritë në lëndë të para si dhe aleancat me Kinën dhe Indinë që do të ketë një projeksion në rajonin aziatiko- Paqësor dhe me këtë kërkon të ketë shtrirje të Natos deri në Azinë qendrore dhe në Kaukaz, hapsira mjaft të rëndësishme për të.

Megjithatë forca më e madhe e këtij shteti është drejtuesi i tij që vjen nga një shkollë sigurimi dhe këtë e përdor për pozicionimin gjeo-politik të Rusisë. Ajo që të bën të mendosh se sa kohë të jetë në pushtet Putini do të kërkojë ta çojë federatën ruse drejt një superfuqie botërore.

Një çështje shumë e rëndësishme është nacionalizmi rus dhe kjo është pika e fortë e saj. Problemet e Rusisë nuk i detyrohen problemeve të vendit, por kërcënimeve të jashtme; përballë kësaj ka një popullsi që po fillon të mësohet me atë që po jeton dhe për këtë ia hedh fajin botës.
Qysh prej rënies.

Pas rënies së komunizmit, vendi ka pësuar një ristrukturim jo vetëm të emrit, por edhe të sistemit politik, ekonomik. Megjithatë masat e marra nuk kanë sjellë shumë përfitime, meqë të ashtuquajturit liberalë që ndanin ide me ish presidentin Boris Yeltsin, ndërmorën reforma të shpejta që provokuan hiperinflacion, që shkrinë kursimet dhe zvogëluan pagat dhe pensionet duke shkaktuar një krizë.

Yeltsin-i kandidoi në dhjetor të 1999 Vladimir Putinin si kryeministër të Rusisë dhe në vitin 2000 u pozicionua si president pas fitores prej 52.94% të votave. Putini forcoi pushtetin qendror me një model të ri qeverisjeje të bazuar në sistemin e 7 superdistrikteve dhe ajo që i konsolidoi pëlqimin tek publiku ishte qëndrimi në fillim të luftës së dytë me Çeçeninë, e cila e forcoi si lider që mund t’i nxjerrë rusët nga problemet, kështu u rrit nacionalizmin tek popullata.

Nga të gjitha reformat e marra nga qeveria e Putinit, më domethënësja ishte ajo e forcave të armatosura për t’i shndrruar në një instrument politik të jashtëm rus në hapsirën post-sovjetike dhe në Siri. Dy luftrat e Çeçenisë (1994-1996 dhe 1999-2009), vdekja e 118 marinarëve në aksidentin e nëndetëses bërthamore K-141 Kursk në 12 gusht të vitit 2000 në detin Barenc shënuan një rënie të ushtrisë ruse. Vendimi për ta ristrukturuar u mor në vitin 2003, por që për mungesë fondesh filloi më 2008.

Gjatë periudhës së parë të mandatit të tij, Putini kërkoi të riafirmonte kontrollin e Moskës përballë pjesës së mbetur të federatës ruse duke qenë se ekzistonin disa territore që kërkonin të ishin autonome dhe që kishin më shumë privilegje se pushteti ekzekutiv federal. Këtë ai e realizoi duke kryer një centralizim të administratës, ku qendra ishte Moska.

Çështje tjetër e rëndësishme është edhe gazi në zhvillimin ekonomik të Rusisë dhe modernizmit të saj. Afrimi me SHBA dhe mbështetja e saj në luftën kundër terrorizmit pas rënies së Kullave Binjake në 11 shtator 2001.

Në fokus.

Në vitin 2012 kur kthehet në pushtet, pasi ishte kryeministër gjatë qeverisjes së Dimitri Medvédev-it (2008-2012), ajo që kërkon është të mbrojë interesat e vendit. Për këtë, fillimisht kërkon të forcojë të ashtuajturin revolucioni i ngjyrave (lëvizje që mbrojnë karakterin jo të dhunshëm) në hapsirën sovjetike dhe më pas refuzon shtrirjen e Natos.

Kërkon të ndërhyjë në luftën civile të Sirisë, sepse ky vend është një zonë strategjike në fushën e energjisë dhe të komunikacionit në Lindjen e Mesme dhe sepse aty Rusia ka dy baza ushtarake. Në mandatin e parë kërkon të bashkëpunojë me SHBA dhe Europën, sepse të gjithë e dinin për dobësimin e Rusisë dhe problemet e brendshme.

“Nga 2012 deri në 2018 kërkon të mbrojë interesat gjeo-politike të Rusisë dhe me një diskurs nacionalist që e forcon si lider për të cilin ka nevojë vendi përballë problemeve ekonomike që ka,” – shprehet akademiku. Popullaritetin e tij më të madh e arriti në këtë mandat me aneksimin e Krimesë në vitin 2014; kjo ngjarje rriti nacionalizmin dhe krenarinë kombëtare dhe ai e përdori këtë si instrument të kohezionit social.

Putinizmi mund të ruhet vetëm në një regjim edhe më autokratik dhe nacionalist që do të përdorë mjetet ushtarake, policinë dhe ndjenjat antiperëndimore të popullsisë ruse si motori kryesor i saj, – përfundoi dokumenti i Institutit Elcano.

E ardhmja.

Ka shumë të panjohura për këtë mandat të ri të Vladimir Putinit, por që pa dyshim është një nga shkaqet e marrëdhënieve me SHBA pas skandalit të vitit të kaluar që përfshinte Kremlinin në mbështetjen e fushatës së 2016 për president të Donald Trumpit.

Kjo çështje filloi në vitin 2017 kur zyra e drejtorit të inteligjencës kombëtare lëshoi një raport me titull “Vlerësimi i aktiviteteve dhe qëllimeve ruse në zgjedhjet e fundit në SHBA”, sipas të cilit Vladimir Putini kishte urdhëruar fushatën kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton dhe në favor të Trumpit.

Shkurtin e kaluar Departamenti i Drejtësisë së SHBA akuzoi formalisht 13 qytetarë dhe 3 shoqëri ruse që kishin ndërhyrë në zgjedhjet presidencale të 2016; mes akuzave gjenden mashtrim elektronik, vjedhje identiteti, blerje reklamash politike, denigrim të kandidatëve të tjerë, organizime dhe promovime të takimeve politike në SHBA.

“Rusia e ka filluar fushatën kundër SHBA në vitin 2014, shumë më parë se unë të njoftoja kandidimin për president. Rezulatet e zgjedhjeve nuk janë prekur. Fushata Trump nuk ka bërë asgjë të keqe, nuk ka konspiracione,” – ky ishte mesazhi që presidenti amerikan shprehu përmes llogarisë së tij në Twitter. Megjithatë hetimet e drejtuara nga Robert Mueller vazhdojnë.

Nga ana tjetër çështje të tjera që duhen zgjidhur gjatë mandatit të Putinit janë riforcimi i industrisë ushtarake dhe marrëdhëniet me Kinën. Gazi dhe energjetika janë bazat e ekonomisë të këtij vendi, ndërkohë që SHBA po përpiqet t’ia vjedhë klientët Rusisë.

Asgjë nuk është e sigurt për këtë mandat, sepse ka shumë çekuilibra ndërkombëtare. Sipas akademikut vihet re një distancim i dukshëm i SHBA që ende nuk janë përballur. Ndoshta një nga elementet kyç në këtë mandat të ri do të jenë vlerat patriotike dhe solidariteti social që kanë qenë pjesë qendrore në iniciativat e Vladimir Putinit qysh prej fillimi. Ideja e vlerave të përbashkëta dhe unike derivojnë nga historia ruse që daton që në shek XIX dhe që nuk duhet lidhur vetëm me Putinin.

Ka një lidhje mes interpretimeve të kaluara të mendimit sllavo-fil dhe pikëpamjes aktuale konservatore të lidershipit rus,” – citon Veera Laine, nga instituti finlandez i çështjeve ndërkombëtare në një artikull të titulluar “Nacionalizmi shtetëror në Rusinë e sotme”. Skenari më i mirë për Rusinë do të ishte modernizmi i ekonomisë për të mos u varur nga Europa, thellimi i marrëdhënieve energjetike me Kinën, Indinë, Japoninë dhe Korenë e Jugut.

Duhet të kërkojë të ruajë një politikë pragmatike dhe të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA. Një pikë e rëndësishme është edhe rritja e ekonomisë për të dinamizuar vendin dhe që fantazmat e së shkuarës të mos kthehen. Skenari më i keq është latent, ku ekziston një prishje e marrëdhënieve me Europën dhe SHBA dhe instalimin e së ashtuquajturës vazhdimësi e Luftës së Ftohtë që në kushtet gjeo-politike do të destabilizonte si Rusinë edhe botën. Vetëm koha do ta thotë, megjithatë është shumë shpejt për ta ditur. Gjithçka është e mundur në Rusi! /Bota.al

Forum Antonio Elorza Bashkimi Sovjetik fantazma e komunizmit