Politike29 Tetor 2022, 17:17

Farsa me Konventën e PL, Ilir Meta voton për veten: Përmes këtyre zgjedhjeve hedhim hap të rëndësishëm përpara

Shkruar nga Pamfleti
Farsa me Konventën e PL, Ilir Meta voton për veten: Përmes

Nuk ka fund gallata me partinë familjare të Ilir Metës. Pasi u emërua kryetar me një të rënë të lapsit, sot ish-presidenti është zyrtarizuar përmes një procesi zgjedhor. Por i vetmi problem është se ai nuk kishte kandidat. Ndonëse flet për demokraci dhe partisë ja vuri emrin Partia e Lirisë, Meta vetë kandidon, vetë emëron dhe vetë voton.

Ai ju drejtua kutive të votimit ku votoi për veten. Por jo vetëm kaq, procesin e votimit e cilësoi si një hap të rëndësishëm për këtë parti.

“Ishte kënaqësi, një votim modern dhe jo aq i thjeshtë për të zgjedhur. Besoj se përmes këtyre zgjedhjeve po hedhim hap të rëndësishëm për të formësuar lidershipin e ri të PL për një Shqipëri që i përket të rinjve”, deklaroi Meta pas votimit.

Politike Meta zgjedhje