Kosova 4 Dhjetor 2022, 21:01

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Ish-nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenc”.

Këtë e bëri të ditur vetë Mujka, përmes një postimi në Facebook, ku tha se kjo ndërmarrje është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe vend ideal për të kontribuuar.

Mujka ishte nënkryetar i Mitrovicës në periudhën kur drejtimin e kësaj komune e kishte Agim Bahtiri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Aktualisht, ai është asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe anëtar i Vetëvendosjes.

Gjatë tetorit të vitit të kaluar, Mujka kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të degës së VV-së në Mitrovicë.

Mandati i postit të kryeshefit ekzekutiv në këtë ndërmarrje është trevjeçar, me mundësi vazhdimi.

Prishtine Albin Kurti Faruk Mujka Ibër-Lepenc Lëvizja Vetëvendosje

Kosova

·

4 Dhjetor 2022, 16:4516:45Kosova