Bota11 Janar 2023, 22:31

Fati i centralit të Zhaporizhzhia ende në pikëpyetje, mbikëqyrësi bërthamor i OKB: Jemi larg marrëveshjes

Shkruar nga Pamfleti
Fati i centralit të Zhaporizhzhia ende në pikëpyetje,

Kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së ka thënë se ndërmjetësimi i një marrëveshjeje për një zonë të sigurt rreth uzinës bërthamore të Zaporizhzhia është bërë më e vështirë.

Objekti ka qenë i pushtuar nga forcat ruse që nga marsi dhe ka rënë vazhdimisht nën zjarr, duke shkaktuar shqetësime për një aksident bërthamor.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi tha se negocimi nuk është i pamundur, por shumë i vështirë.

Unë nuk besoj se një marrëveshje është e pamundur, por nuk është një negocim i lehtë. Është bërë… një tryezë [negociuese] më e gjatë dhe më e vështirë,” tha ai.

Shefi i mbikëqyrësit tha se bisedimet ishin bërë më të vështira nga përfshirja e oficerëve ushtarakë të Rusisë dhe Ukrainës. Ai tha se planifikonte të kthehej në Ukrainë javën e ardhshme për të takuar Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe zyrtarë të tjerë të lartë atje, përpara se të shpresonte të udhëtonte për në Moskë.

Kujtojmë se termocentrali i Zhaporizhzhias është një nga më të mëdhenjtë në Evropë, dhe ekspozimi i tij ndaj sulmeve me raketa që bëhen në atë zonë është vërtetë një hap larg katastrofës. Pavarësisht përpjekjeve të OKB-së për të arritur një marrëveshje për të siguruar zonën përreth, akoma nuk është arritur një akord.

Bota #Zhaporizhzhia Marrëveshja OKB