Politike12 Dhjetor 2018, 12:05

Fatmir Xhafaj paralajmëron furtunë: Zbatimi i Reformës në Drejtësi do sjellë ndryshme rrënjësore

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Xhafaj paralajmëron furtunë: Zbatimi i Reformës në

Fatmir Xhafaj paralajmëron furtunë: Zbatimi i Reformës në Drejtësi do sjellë ndryshme rrënjësore

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka paralajmëruar ndryshime rrënjësore, pas zgjedhjes së gjashtë anëtarëve të KLP, që do t’i hapin rrugën ngritjes së SPAK dhe BKG për të nisur në vitin 2019 goditjen e krimit dhe korrupsionit në nivele të larta.

Si ish-kryetar i Komisionit që hartoi Reformën në Drejtësi, Xhafaj ka thënë se përzgjedhja e anëtarëve të KLP tregoi ndryshimin rrënjësor që po pëson kjo strukturë. Në mesazhin e tij në Twitter, ish-ministri kërkon që edhe Këshilli i Lartë i Gjyqësorit të tregojë të njëjtën përgjegjshmëri.

“Përzgjedhja e anëtarëve të KLP dje, nga mbledhja e gjithë prokurorëve, shenjë e qartë e fillimit të ndryshimit rrënjësor në strukturën e Prokurorisë. Cilësia e procesit të përzgjedhjes konfirmim i zgjidhjeve të duhura kushtetuese dhe ligjore për krijimin e “Qeverisë” së sistemit të drejtësisë sipas standardeve më të mira euroatlantike

Një përzgjedhje shumë e respektuar. 6 prokurorë me integritet të lartë, me vlera profesionale të spikatura dhe me kontribute të njohura në drejtësinë penale. 6 prokurorë që japin shpresë e garanci, që të kemi një qeverisje të përgjegjshme të sistemit të Prokurorisë

Një garanci e fortë për zbatimin e reformës në drejtësinë penale, për një fytyrë të re të Prokurorisë në zbatimin e ligjit, në shërbimin ndaj qytetarëve. Le të shpresojmë se të njëjtën përgjegjshmëri dhe qytetari do të tregojnë sot edhe gjyqtarët për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ”, ka shkruar Xhafaj. 

Politike Fatmir Xhafaj KLGJ KLP Reforma në Drejtësi