Fatmira bllokon dosjen “Hajdari”, sepse drejtësinë e ka konvertuar me pasurinë që po shijon
A do t’i verifikojë trupa e “Veting”-ut, 220 milionë lekë, që Bashkia e Tiranës, i ka dhuruar familjes në vitin 2000 gjoja për strehim, kur ajo kishte banesë të përfituar nga Enti i Banesave në vitin 1995 me sipërfaqe 433 m2 tek ish-bloku i vilave Gjermane dhe, a do t’i vetë-deklarojë 2.2 milionë USD, që u mblodhën e iu dhuruan si “ndihmë”, me lobimin e Sali Berishës, pas vrasjes së Azem Hajdarit?
Pasuria “misterioze” e Fatmira Hajdarit, vënë menjëherë pas vrasjes së Azemit dhe fakti, që kjo bashkëshorte heshti e nuk kërkoi kurrë drejtësi për burrin, paçka se mediat dhe dëshmitarët, deklaruan e provuan, se porositësi, financuesi dhe nxjerrësi “në shteg”, është Sali Berisha.
Pavarësisht se me 8 klasë shkollë faktike, por tani, që nga shitëse e këpucare, është bërë gjyqtare “VIP”, besojmë se e kupton se çfarë “sikleti” përbëjnë për dikë në një skenë krimi, veprimet ugjente që bëri Sali Berisha, 5 minuta pas vrasjes së Azemit.
Nëse Fatmirës nuk i kujtohen, ngaqë kanë kaluar 20 vite, qysh prej marrëveshjes me Berishën për mos dorëzimin e provave para drejtësisë së Fatos Nanos, po ia rifreskojmë kujtesën, duke i thënë, se Sali Berisha i zhytur në stres e panik pas vrajes, ka bërë këto 5 veprime,
Prej 20 vitesh, Fatmira Hajdari po hesht dhe së bashku me Sali Berishën e Genc Pollon, shkon me minifund, makiazh e dekolte “PUB”-esh, vendos lule plastike e bën sikur derdh lotë tek mermeri Azemit.
Ndërkohë, çudia qëndron në faktin, se po pengon rihapjen e dosjes, mbasi siç thuhet nga brenda gjykatave dhe famijes e fisit të Azem Hajdarit, Fatmira e ka konvertuar drejtësinë, me pasurinë që po shijon.
Ja pasuria e shitëse-këpucares Fatmira Hajdarit
Nga batanije ushtrie mbi krevat, me 10 kate pallet, dyqane, troje, vilë e makinë luksi
- Pronare me 100%, nga 25% deklaruesja dhe 3 fëmijët e një trualli me sip. 454 m2 në Tiranë, mbi të cilin është ndërtuar një ndërtesë 95.3 m2
- Truall me sipërfaqe 150 m2, i përfituar me legalizim në bazë të ‘Kontratës për kalim pronësie të disa parcelave ndërtimore, datë 12.2005
- Pronare në masën 3/6 të një trualli me sipërfaqe 433.3 m2 në Tiranë, mbi të cilin është ndërtuar objekt 10 kate, me investim familjar 207 mijë e 400 euro.
- Pronare e 3 njësive tregtare dhe 12 apartamente.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një njësie tregtare me sipërfaqe 94 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një njësie tregtare me sipërfaqe 158.98 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një njësie tregtare me sipërfsqe 158.91 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti, me sipërfaqe 103 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti me sipipërfaqe 32.85 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti me sipërfaqe 98.75 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti me sipërfaqe 103.13 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti sipërfaqe 103.13 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti me sipërfaqe 103.13 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti sipërfaqe 98.75 m2
- Pronare me fëmijët, nga 25 % secili, i një apartamenti sip 160.82 m2.
- Pronare me fëmijët, nga 25% secili, i një apartamenti me sipërfaqe 204.68 m2,
- Kredi bankare në “Alpha Bank” në shumën 18 830 000 lekë, për 15 vjet.
- Hua, marrë nga motra, vlera 10 000 euro.
- Blerje e autoveturës tip “Mercedes Benz-S 350”, me vlerë 23 000 euro..
- Djali, Kirjald Hajdari, hua 10 milionë lekë, blerje materiale për pallatin 10-kate.
- Të ardhura 50 mijë e 500 euro, shitja e apartamentit me sipërfaqe 87.1 m2.
- Të ardhura 68 mijë e 453 euro, shitja e apartamentit me sipërfaqe 62.23 m2
- Të ardhura 50 000 euro, nga kontrata e porosi-blerjes, apartamenti me sipërfaqe 62.23 m2
- Djali, Kirjald Hajdari, autoveturë tip ‘B.M.Ë’, trashëgim nga babai.
- Shtëpi banimi me oborr, blerë me kredi kursime familjare, vlera 2 700 000 lekë.
- Dyqan me sipërfaqe 67 m2, dhuruar nga kunati, lëshuar me qira.
- Kredi bankare, vlera 2 500 000 lekë.
- Të ardhura nga paga nga Gjykata e Rrethit Tiranë, 730 000 lekë bruto.
- Të ardhura si detyrim ushqimor ndaj fëmijëve, 720 000 lekë.
- Të ardhura nga qiraja e dyqanit, 10 mijë e 800 dollarë bruto.
- Të ardhura nga paga si gjyqtare në Gjykatën e Apelit, 1 214 364 lekë neto.
- Të ardhura nga qiraja e pronës në “Rruga e Elbasanit”, 490 mijë lekë.
- Djali, Kirjald Hajdari, të ardhura nga puna si Ekspert në KLSH, 303 mijë e 750 lekë./Pamfleti
Anti-Mafia Fatmira bllokon dosjen “Hajdari” sepse drejtësinë e ka konvertuar me pasurinë që po shijon