Gjyqtarja Fatmira Hajdari kërkon hapjen e dosjes së saj në shkallën e dytë të Vetingut dhe rikthimin në drejtësi, do fundoset përfundimisht nga Ina Rama
Gjyqtarja e Apelit në Tiranë, Fatmira Hajdari, e shkarkuar në qershor të këtij viti pasi nuk justifikonte një pasuri me vlerë rreth 1 milionë USD dhe se kishte fshehur heqjen e vizës amerikane, ka njoftuar Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se do të paraqesë prova për të mbuluar pallatin e ndërtuar me para të pista dhe për të sqaruar çështjen e ndalimit të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjyqtarja Hajdari, e njohur si pjesë e koorparatës së Sali Berishës dhe Ilir Metës në drejtësi, ka ankimuar në shkallën e dytë të Vetingut vendimin e shkarkimit nga detyra. Ajo kërkon hetimin edhe për aftësitë profesionale, rihetim për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, dhe në fund rikthimin në drejtësi. Fatmira Hajdari e ka dorëzuar kërkesën në KPA në mes të muajit shtator 2020.
Por, sipas burimeve, në dosjen e dorëzuar në Kolegjin e Apelimit, Fatmira Hajdari nuk ka depozituar asnjë provë të re për të justifikuar pasurinë e paligjshme me vlerë 1 milionë USD dhe fshehjen e heqjes së vizës amerikane. Mësohet se Fatmira Hajdari ka njoftuar KPA se po mbledh ndërkohë provat, për të mbështetur kërkesën për rikthim në detyrë. Megjithatë, Fatmira Hajdari kishte gati 2 vjet kohë për të provuar se pasurinë nuk e kishte krijuar me para të pista. Ajo nuk arriti ta justifikonte pasurinë para shkallës së parë të Vetingut dhe as pse kishte gënjyer për heqjen e vizës amerikane.
Gjatë procesit, Fatmira Hajdari u ‘përvëlua’ me komente nga vëzhguesi i famshëm ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili u habit se si një gjyqtare kishte grabitur pronat publike, duke ndêrtuar pallat me para të pista.
Dosja e Fatmira Hajdarit në Kolegj do të relatohet nga Ina Rama, e cila pritet t’i japë goditjen përfindimtare gjyqtares Hajdari, duke vulosur përjashtimin e saj për 15 vite nga drejtësia. Kërkesa e Fatmira Hajdarit për t’u kthyer në drejtësi është bërë me shpresën e rikthimit në pushtet të Ilir Metës dhe Sali Berishës, të cilët mund të shkatërrojnë Vetingun, duke shpëtuar atë dhe shumë gjyqtarë e prokurorë të tjerë të shkarkuar si të korruptuar nga detyra./Pamfleti