Aktualitet17 Janar 2019, 08:04

Fatos Klosi: Balili i ka bërë mirë llogaritë nuk ka ardhur për tu dënuar, u dorëzua për shkak të presionit

Shkruar nga Pamfleti
Fatos Klosi: Balili i ka bërë mirë llogaritë nuk ka ardhur

Fatos Klosi: Balili i ka bërë mirë llogaritë nuk ka ardhur për tu dënuar, u dorëzua për shkak të presionit

Ish-kryetari i Fatos Klosi komentoi ditën e djeshme vetëdorëzimin në polici të Klement Balilit. Gjatë një prononcimi ish- kreu i  Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, komentoi vetëdorëzimin në polici të Klemnt Balili.

Klosi deklaroi për Sot, se kjo ngjarje është një hap i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Sipas tij, dorëzimi i Balilit erdhi për shkak të presioneve të shtetit, por edhe pasi bëri disa llogari paraprake pasi dosja mbërriti në gjykatë.

“Arrestimi i Balilit është një hap në luftën kundër krimit e korrupsionit. Është një person shumë i kërkuar, por ky u dorëzua, jam i sigurt edhe për shkak të presionit që ka bërë shteti mbi të, policia, etj., por edhe i llogaritjeve të tij. Sapo dosja mbërriti në gjykatë, ai e ndjen veten më të sigurt tani sepse nuk është vetëm në dorë të prokurorisë, por është edhe në dorë të gjykatës. Në prokurori mund të rrinte edhe muaj të tërë dhe të mos e çonin dosjen në gjykatë, tani që dosja ka vajtur në gjykatë, ai e quan që është më e kollajshme. Ai i ka bërë disa llogari paraprake, përderisa ka vënë edhe disa kondita. Për mua është një gjë e rëndësishme arrestimi i tij, përderisa edhe e prisnim shumë, por tani të shohim”, u shpreh Klosi.

Sa iu takon pretendimeve se Balili është i lidhur me politikën, ish-kreu i SHISH theksoi se për tu zbardhur e vërteta duhet të priten hetimet e drejtësisë.

“Ai është i përfolur për lidhjet me politikën, por të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk është se kam informacion të detajuar, pra duhet të presim. Është përfolur që familja e tij ishte mbështetëse e LSI dhe ai i mbështetur nga LSI, por këto gjithmonë mbeten në kuadrin e hamendësimeve. Tani t’ia lëmë gjykatës. Ai, jam i sigurt që ka bërë llogari. Nuk ka ardhur për tu dënuar. Tani të shohim sepse mesa di unë drejtësia shqiptare nuk ka asgjë për të. Gjithçka që është në dosjen e tij është e ardhur nga Greqia. Të shohim sepse ndonjëherë këto gjërat e bujshme e të mëdha dalin një flluskë sapuni”, deklaroi dje ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Aktualitet