Kronike17 Qershor 2022, 16:24

Favorizuan kultivimin e kanabisit, arrestohen shefat dhe inspektorët e Policisë së Velipojës

Shkruar nga Pamfleti
Favorizuan kultivimin e kanabisit, arrestohen shefat dhe inspektorët e

Katër efektivë policie janë arrestuar në stacionin e Velipojës, pasi akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë.

Përmes një njoftimi zyrtar, policia bën me dije se në pranga ka rënë shefi i stacionit të Policisë Velipojë, nën komisari dhe dy inspektorë.

Zamir Sytari, 40 vjeç, Arben Hoxha, 45 vjeç, Ergys Lohja, 34 vjeç, Hysni Beqiri, 53 vjeç, dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen nga ta.

4 të pandehurit janë akuzuar për veprën penale “shpërdorim detyre”, si persona me fushë përgjegjësie direkte në këtë ngjarje.

Njoftimi i Policisë

 “Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.

AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:

– N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;

– N/Komisar Arben Hoxha., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;

– Inspektor Ergys Lohja., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;

Kronike Arrestohen Kanabis Velipoje