Anti-Mafia 6 Maj 2018, 19:09

FBI dhe ekspertët gjermanë e britanikë të hetojnë, blerësit e vërtetë të “Hotel Plazza” s’janë kinezët.

Shkruar nga Pamfleti

FBI dhe ekspertët gjermanë e britanikë të hetojnë, blerësit e vërtetë të "Hotel Plazza" s’janë kinezët. Kush është “lavatriçja” e parave të Edi Ramës

Shqipëria është kthyer në një “lavatriçe” moderne e pastrimit të parave, ku gjithçka dhe për gjithçka kalon nga klientela e kryeministrit Edi Rama.

Pas lajmit të politiko.al se hoteli “Plazza Tirana” është shitur për 110 milion euro tek një kompani kineze, kanë filluar të dalin informacione rreth pronarëve të rinj të objektit që ndodhet në zemër të Tiranës.

I cili është dhe në qendër të syrit të të gjithë shqiptarëve, sepse është në një zonë të sigurisë së lartë dhe është tepër e menaxhueshme në rastin e vizitave të rëndësishme. Por nuk është këtu problemi, por tek pastrimi i parave.

Departamenti i antikorrupsionit, aksesit në sherbime dhe transparencës në Partinë Demokratike dyshon se pas kompanive “Urban Garden”, “Urban Investment Group”, “KCK Conversation System Albania” dhe “OCK Albania” që dyshohet se janë blerësit e ndërtesës shumë-katëshe qëndron vëllai i kryeministrit, Olsi Rama dhe biznesmenët Gazmend Demi e Abdulah Tajari (Biku)”.

“Hotel “Plaza” i shitet një kompanie kineze për 110 milion Euro!

Kush qëndron prapa kompanisë kineze? A jemi ne rastin e pastrimit te parave te drogës nga familjaret e kryeministrit?

Si lidhen ndërmjet tyre Olsi Rama, Gaz Demi, Abdulah Tajari (Biku) e kinezet, fytyra e bleresit te Hotel Plaza?

Të gjitha të dhënat të çojnë vetëm ne një drejtim: Edi Rama!”, thuhet në statusin e këtij departamenti.

Në ekstraktet e QKR, rezultojnë se aksionerë të këtyre kompanive janë edhe disa shtetas kinez, si: Van Leng Lau, Chun Fai Jackey, King Cheung Lai dhe Ching Tsak Tsoi.

Eshtë tentuar dhe për zonën ekonomiki të Spitallës po me kinezët dhe të gjitha veprimet po bëhen me kinezët.

Nëse autoriteti i hetimit të pastrimit të parave në Shqipëri nuk e ka guximin të ndërhyjë për të hetuar rastin e “Plazza Tirana”, duhet kërkuar ndihma e FBI amerikane dhe ekspertëve gjermanë dhe britanikë që ndodhen në Shqipëri në kuadër të gjurmimit të parave të pista të zyrtarëve shqiptarë.

Burimet saktësojnë se janë gati të hetojnë pastrimin e parave në Shqipëri./Pamfleti.com

codramol
smile

Anti-Mafia blerësit e vërtetë të "Hotel Plazza" s’janë kinezët FBI dhe ekspertët gjermanë e britanikë të hetojnë Kush është “lavatriçja” e parave të Edi Ramës