Drejtuesi i grupit paraushtarak “Wagner”, Evgenij Prigozhin është futur në listën e shumëkërkuarve nga ana e FBI.
Byroja Federale e Hetimit ka vendosur një çmim prej 250 mijë dollarësh për informacione që do të çonin në arrestimin e Prigozhin, i njohur ndryshe dhe me pseudonimin “kuzhinieri” i Putin.
Prigozhin, zuri vend në faqet e mediave ndërkombëtare të enjten e shkuar, kur publikoi një video ku shihej një kasetë violine në të cilën ishte vendosur një vare e gjakosur, si dhuratë për deputetët evropianë që votuan pro shpalljes së Rusisë shtet terrorist.
Megjithatë, sipas FBI, motivi i shpalljes së Jevgeni Prigozhin në kërkim qëndron pas deklaratës së tij se është përfshirë aktivisht dhe ka ndërhyrë në zgjedhjet amerikane.
Grupi “Wagner” përbëhet nga mercenarë të mirëtrajnuar, të cilët duket se bëjnë punët e pista të Putinit. Madje ata u dërguan në Ukrainë për të vrarë presidentin Zelensky, por dështuan.