Bota12 Gusht 2022, 08:00

FBI kërkoi dokumente për armët bërthamore?! Trump nuk kundërshton urdhrin për bastisjen e shtëpisë në Florida

Shkruar nga Pamfleti
FBI kërkoi dokumente për armët bërthamore?! Trump nuk

Zgjedhjet në SHBA/ Trump kërkon me forcë Presidencën, thirrje për zhbërjen e vendimit të Kushtetueses

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk do të kundërshtojë lëshimin e urdhrit nga Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-ve, Merrick Garland, i cili iu lejoi agjentëve të FBI-së t’i kontrollonin shtëpinë në Mar-a-Lago.

Përmes një deklarate për mediet, Trump u shpreh se inkurajonte “lirim të menjëhershëm” nga këto akuza dhe se bastisja e banesës së tij ishte e panevojshme dhe e motivuar politikisht.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë i ka bërë një kërkesë të rrallë një gjykate të Floridës për të bërë publik urdhrin, pas kritikave të Trump. Nëse gjykata bie dakord, kjo do të thotë se dokumentet do të vihen në dispozicion të publikut, duke zbardhur edhe arsyen e kontrollit të shtëpisë së Trumpit në Florida të hënën.

Kjo është hera e parë që Departamenti i Drejtësisë bën një lëvizje të tillë, raporton BBC. Kërkimi i FBI-së besohet të jetë i lidhur me një hetim nëse ish-presidenti ka nxjerrë të dhëna të klasifikuara dhe materiale të ndjeshme nga Shtëpia e Bardhë. Sipas Washington Post, dokumentet në lidhje me armët bërthamore ishin ndër sendet që agjentët e FBI-së po kërkonin në Mar-a-Lago.

Megjithatë, nuk dihet nëse informacioni përfshinte armë amerikane apo të ndonjë kombi tjetër. Trump kishte një afat kohor deri në ora 15:00, të premten për të kundërshtuar vendimin, por nuk është e qartë se çfarë do të thotë deklarata e tij se “nuk do ta kundërshtojë” tashmë që dokumentet mund të bëhen publike.

“Jo vetëm që nuk do të kundërshtoj lëshimin e dokumenteve që lidhen me bastisjen dhe thyerjen joamerikane, të pajustifikuar dhe të panevojshme të shtëpisë sime në Palm Beach, Florida, Mar-a-Lago, por po shkoj një hap më tej duke kërkuar menjëherë, publikimin e atyre dokumenteve”, thuhet në deklaratën e ish-presidentit.

Agjentët e FBI-së gjatë bastisjes në Mar-a-Lago kishin kërkuar fikjen e kamerave, por ekipi i Trumpit refuzoi të pajtohej, sipas CBS News.

Bota bastisjen e shtëpisë së Trump në Florida FBI Trump