Editorial 7 Shkurt 2023, 16:22

FBI po luan me “Zare” në Surrel

Shkruar nga Pamfleti
FBI po luan me “Zare” në Surrel

Kushdo lakohet atyre anëve, nuk i hyjnë në punë sakrificat dhe mjeshtria në të vjedhur, triumfet dhe “dekoratat” e betejave me viktimat.

Shkruan Sokol Pepushaj

Agjentëtt e FBI-së e kanë mbërthyer Edi Ramën dhe gjithë aktorët politikë të korrupsionit. Dekreti Ekzekutiv i Presidentit Joe Biden i konsideron rrezik për sigurinë e SHBA, jo vetëm ata që sillen nëpër dosje, por cilindo që ka përfituar nga fondet publike dhe ka pasuri që nuk e justifikon me rrogë.

Po këta hajdutët tanë, asnjëherë nuk i nxjerrin xhepat, ja kjo është rroga e kjo jetesa e pasuria, por fshihen pikërisht pas forcës dhe peshës së mashtrimit dhe spekulimeve.

Gjithsesi FBI i ka hetuar.

Si nuk u vete mendja pse në dosje thuhet 80.000 dollarë e jo 80.150?! Janë të numëruara zotërinj hajdutë dhe secili prej jush jeni të hetuar e në çdo moment të përgjuar.

Qe të hetohet krimi në Ballkan agjentët duhej të mësonin ‘Lojën me Zare’.

Këtej askush nuk i thotë tjetrit pse je më finok, pse fsheh zarin kaq bukur, pse fiton çdo herë.

Në traditën e lojës, Zaret luhen në formate nga më të çuditshmet, nga Egjypti i Lashtë e deri sot në internet. Në futboll për shembull, hidhet shorti, një zar, që bie ose kokë, ose pilë.

Në traditën shqiptare luhet më shumë me të fshehur.

Fshehja e zarit është vlerë e lartë fizike dhe morale, prandaj zyrtarët tanë kanë vjedhur gjithë pasuritë, i kanë fshehur bukur dhe prapë të “nderuar” janë.

Agjentët fillimisht mësuan rregullat.

Dy skuadra ulen dhe luajnë publikisht. Shorti përzgjedh skuadrën që fsheh i pari. Zari fshihet në njërin grusht. Kundërshtari ose e gjen ose nuk e gjen.

Skuadra që fsheh më bukur, ose kap Zarin më shumë, fiton.

Kështu dhe hajdutët e kriminelët, kanë skuadrat e veta. Kur ndajnë plaçkën, skuadra fituese lidhet dorë për dorë e sup për sup dhe ja merr këngës me ç’ ti vijë ndërmend kundërshtarit që duhet të durojë çdo fyerje, çdo padrejtësi, çdo poshtërsi.

Meqë në të tëra “lojërat” e 12 viteve të fundit fitonte Edi Rama, FBI vendosi ta provojë vetë edhe këtë eksperiencë.

Flitet kudo nëpër fshat se sa herë Babloku ka fshehur gjënë e vjedhur, ka gënjyer të vetët, po jo ata të FBI-së.

Rezultatet nuk mund t’i shohim sot, se është lojë burrash kjo, por për mirë nuk është. Kushdo lakohet atyre anëve, nuk i hyjnë në punë sakrificat dhe mjeshtëria në të vjedhur, triumfet dhe “dekoratat” e betejave me viktimat.

Ndjekja e maskave dhe maskarenjve, andej ku shërbimet inteligjente kanë bërë histori, është mender me thënë, para këtyre sekuencave që janë regjistruar për legjendat e ardhshme të piratëve me kollare.

Këta nuk i fshehin pasuritë vetëm në dy duar, por nëpër dyshekë, tuba ajrimi, mure, tunele, nëpër të vdekur dhe asish që ende nuk kanë lindur.

FBI e kishte kuptuar se hajdutët e kriminelët shqiptarë, para se të jenë objekte, janë subjekte; para se të jenë pro amerikanë, janë antiamerikanë; para se të jenë elitë shoqërore, janë mafiozë; para se të jenë të sëmurë që nuk e durojnë burgun, janë trima që dinë të vjedhin arin e të fshehin “zarin”.

Fizikisht rrinë në karrige kryeministash, presidentësh, analistësh, diplomatësh, zyrtarësh, shkencëtarësh, prandaj në këtë “art” 32 vjeçar, ndjejnë kënaqësi jo vetëm ata që fitojnë, por edhe ata që humbin.

Atyre që humbin, nuk u ka askush faj, duhet të gjejnë zaret e të bëhen “skuadër” me pushtetin, ndryshe veç poshtërim e ofendim do kenë.

Në këtë lojën e fundit ishin edhe amerikanët.

Duhet të sqarojmë lexuesit tanë se në lojën me Zare nuk lejohen femra. E dashura e shefit të FBI-së Charles Mcgonigal, është jashtë kësaj historie. E zemëruar edhe për këtë zakon shqiptar, Allison Guerriero, ka ruajtur vetëm fotografi të Edi Ramës, por asnjëherë nuk u shtrua në lojë.

Ju mund të thoni pse kemi shumë femra pasanike, që e kanë kapur “zarin”?!

Është histori tjetër. Nuk kanë kapur “zarin”, por i ka gjetur vetë fati. Nëpër hareme ka plot shërbëtore, konkubina, sulltanesha që shërbejnë e përfitojnë.

Në këtë lojën e përfolur në Uashington, kanë humbur ata që kanë fituar 32 vite rresht. Të mos mburren kurrë më përpara fshatit se e fshehin gjënë e vjedhur.

Do u këndohen këngë burgu, pasi është gjetur “Zari” sa herë kanë dalë të luajnë.

Ka ndodhur ajo që nuk po e beson ende Bbaloku, FBI po luan me “Zare” në Surrel. /Pamfleti

Editorial FBI Rama Surrel zare