Sport16 Janar 2023, 22:47

Federata Spanjolle e Futbollit padit FIFA-n, shkak ndryshimet në Kupën e Botës për Klube

Shkruar nga Pamfleti
Federata Spanjolle e Futbollit padit FIFA-n, shkak ndryshimet në Kupën

Federata Spanjolle e Futbollit ka paraqitur një ankesë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër FIFA-s, kjo për shkak të vendimit që ky institucion mori për ndryshimin e formatit të Kupës së Botës për Klube pa u konsultuar më parë me federatat.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino njoftoi në dhjetor 2022, se 32 ekipe do të garojnë në Kupën e Botës për Klube në 2025. FIFA planifikon të mbajë një Kupë Botërore të Klubeve të zgjeruar çdo katër vjet në vend të turneut aktual vjetor.

Po pas ankesës së paraqitur nga Federata Spanjolle e Futbollit, pritet të shihet se çfarë vendimi do marrë CAS, me La Liga-n që nuk e ka për herë të parë që ankohet për vendimet e FIFA.

Në 2021 për shkak të kalendarit të ngjeshur me ndeshjet e kombëtareve në Amerikën Latine, lojtarët u detyruan të kthehen në Spanjë brenda 48 orëve, me La Liga-n që shtyu disa ndeshje.

Sport #Federat spanjolle #FIFA-n padit