Sport10 Maj 2022, 21:10

Fejnordi sulmon UEFA-n për finalen e Conference League: “Air Albania” stadium shumë i vogël

Shkruar nga Pamfleti
Fejnordi sulmon UEFA-n për finalen e Conference League: “Air

Fejnordi sulmon UEFA-n për finalen e Conference League: “Air Albania” stadium shumë i vogël

Klubi i Fejnordit ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij me UEFA-n në lidhje me numrin e ulët të biletave të caktuara për tifozërinë e kësaj skuadre. Si Roma dhe Fejnordi pritet të kenë nga afro 4 mijë bileta secila për finalen e Tiranës. 

Por kërkesat nga të dyja kampet kanë qenë shumë më të mëdha. Kjo situatë ka sjellë reagimin e klubit holandez, që nëpërmjet një komunikate ka fajësuar UEFA-n për organizimin e një finaleje në një stadium me kapacitet të vogël. 

“Fejnordi është i zhgënjyer me numrin e kufizuar të biletave për tifozëritë e dy finalistëve për këtë përballje historike, – thuhet në një komunikatë të klubit të hënën paradite. – Për mendimin tonë, një përballje e tillë mes dy klubeve me histori, në finalen e parë historike të Ligës së Konferencës, meritonte një stadium më të madh ku të ishin rreth 10 mijë spektatorë për klub”. 

Sport Conference League Fejnord skuadra holandeze UEFA