
Fejohet Trejsi Sejdini! Shikoni si i propozuan me unazë prej diamanti
Mis-i shqiptar Trejsi Sejdini qenka fejuar dhe ne nuk e kemi vënë re.
Gjatë pushimeve luksoze në Bali ku na njohu edhe me bukuroshin simpatik që e shoqëronte, mbrëmjen e kaluar ka qënë duke ngrënë darkë në restorant. Nga postimet e ndyshme në “Instastory” arritëm të dallonim edhe një detaj. Bukuroshja shqiptare në gishtin e fejesës mbante një unazë diamanti. Postimin e ka shoqëruar vetëm me një “emoji” zemër, për të na treguar se ndihet shumë e dashuruar. Me dorën lidhur me partnerin, në një moment Trejsi fokuson unazën.
Ndërkohë që kanë qënë duke shijuar darkën romantike partneri i ka propozuar për fejesë. Momentet e propozimit Trejsi akoma nuk i ka ndarë me ndjekësit, por duke e njohur nuk mendojmë se do ti rezistojë tundimit për të ndarë gjithçka në rrjetet sociale.