Aktualitet 1 Qershor 2018, 11:53

Fëmijët festë para kryeministrisë, revoltohet ish-deputeti demokrat: Shqipëria nuk është aq keq sa duket

Shkruar nga Pamfleti
Fëmijët festë para kryeministrisë, revoltohet ish-deputeti

Edhe pse është tërhequr nga politika, ish-deputetit demokrat Eduard Halimi, i ka bërë tmerrësisht shumë përshtypje parakalimi i fëmijëve në ditën e 1 qershorit, para kryeministrisë.

“E pa imagjinuar pas 28 vitesh, e pandodhur në asnjë vend perendimor: Vogëlushë që mësuesit i kanë organizuar ditën e festës së 1 qershorit të parakalojnë para qeverisë”, shkruan Halimi në postimin e tij.

Sipas Halimit, Shqipëria nuk është aq keq sa duket, është me keq e shumë më rëndë.
Postimi i plotë:

E pa imagjinuar pas 28 vitesh, e pandodhur në asnjë vend perendimor: Vogëlushë që i mësuesit i kanë organizuar ditën e festës së 1 qershorit të parakalojnë para qeverisë.!!!
Shqipëria nuk është aq keq sa duket…është shumë më më keq e shumë më rëndë.

Aktualitet