Showbiz24 Janar 2023, 09:52

Fenomeni Luiz Ejlli, këngëtari zbret nga “froni” i mediave sociale Ramën dhe Berishën

Shkruar nga Pamfleti

Fenomeni Luiz Ejlli, këngëtari zbret nga “froni” i mediave sociale Ramën dhe Berishën

Eksperti i IT, Toni Kallanxhi, i ftuar në Wake Up mëngjesin e sotëm, foli për statistikat e shikueshmërisë dhe kërkimit në Google e rrjete sociale për fenomenin “Big Brother”.

Kallanxhi tregoi se cilat janë trendet e momentit në ‘Google’ dhe cili emër nga banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri kërkohej më shumë.

Ai tregoi se emri i Luizit ishte i pari që kërkohej, më pas vinte emri i Oltës dhe Kiarës.

Sipas Kallanxhit, kërkimi i emrit të Luizit i ka kaluar çdo lloj pritshmërie e rekordi dhe se nuk krahasohet me asnjë më përpara, qoftë Berishën apo Ramën.

“Emri i tij është kërkuar masisvisht, qoftë Luizi Eurovizion, qoftë Luizi Edi Rama, për shkak të shkëmbimit të komenteve që patën bashkë në Facebook, qoftë Luizi sëmundja, por di të them që është kërkuar për të si kurrë më parë për askënd, as për Berishën e as për Ramën nuk është kërkuar ashtu,” tha Kallanxhi.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Reality Show #kerkim ne Google #Toni Kallanxhi luiz ejlli