Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Degës së Durrësit.
Vendimi është marrë që në momentin kur Xhaferaj garoi si kandidat për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kjo për shkak se, duke u referuar në statutin e PD, kandidatë për deputetë nuk mund të jenë edhe kryetarë degësh. Përveçse në rastin kur një prej tyre është i deleguar nga vetë kryetari.
Mësohet se me vendim të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasues i Xhaferajt në këtë posat është vendosur Luan Hoti. Hoti do të qëndrojë në këtë detyrë, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të demokratëve në Durrës.
Xhaferaj ka drejtuar degën e Partisë Demokratike në Durrës që prej prillit të vitit 2018, kur pasoi në këtë detyrë Oerd Bylykbashin.