Politike12 Prill 2022, 15:30

Ferdinand Xhaferaj kritika Berishës: Yuri Kim është ambasadore e nderuar, jo guvernatore

Shkruar nga Pamfleti
Ferdinand Xhaferaj kritika Berishës: Yuri Kim është ambasadore e

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate. Deputeti Ferdinand Xhaferja i ka dalë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha për sulmt e këtij të fundit ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim. Ai u shpreh qartë se për grupin parlamentar ajo është ambasadore e nderuar dhe jo guvernatore.

“Vlerësoj që Berisha ju drejtua ambasadores si zj. Kim. Kjo është pozitive në dallim nga mbledhjet e shkuara Berisha nuk përdori epitetin guvernatorë. Për grupin parlamentar të PD Zj. Kim është ambasadorja e nderuar e Shteteve te Bashkuara, aleatit tone strategjik”, tha Xhaferraj.

Në akuzat që Berisha bën për ambasadoren Yuri Kim e cilëson atë “guvernatore”.

Politike #Xhaferaj Berisha grupi PD