Deputeti Ferdinand Xhaferri i është shtuar listës së deputetëve të Partisë Demokratike që nuk do të marrin pjesë në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga Sali Berisha.
Ai ka thënë për mediat, se kjo nuk është një protestë për problemet që shqetësojnë shqiptarët por për probleme personale.
“Ne jemi dakord për protesta por kjo protestë nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Unë nuk marr pjesë. Zoti Rama po bëhet 10 vite që ia nxin jetën qytetarëve, ne nuk bëjmë protestë nëse na nxihet emri jonë.
Ai theksoi se qytetarët duhen sqaruar, që kjo protestë nuk ka të bëjë me interes të tyre dhe se Berisha duhet të tërhiqet që opozita të shpëtojë.
“Jam këtu për të sqaruar qytetarët se nuk ka të bëjë me problemet e qytetarëve. Nëse duam të shpëtojmë të djathtën, Berisha duhet të bëjë një hap pas. Rama nuk ka rritur çmimet tani, po bëhen 10 vite, po nuk mund të dalim në protestë ku na nxihet emri jonë”, ka përfunduar Xhaferri.