Sport28 Prill 2022, 18:15

Ferenvarosh fiton titullin e 33 në histori, merita është edhe e Myrto Uzunit, por sulmuesi ka një tjetër sfidë përpara

Shkruar nga Pamfleti
Ferenvarosh fiton titullin e 33 në histori, merita është edhe e

Ferenvarosh fiton titullin e 33 në histori, merita është edhe e Myrto Uzunit, por sulmuesi ka një tjetër sfidë përpara

Transferimi në një ligë shumë më të fortë patjetër që është një hap i rëndësishëm në karrierën e çdo futbollisti, por rasti i Myrto Uzunit është disi i veçantë. 

Skuadra e Ferencvaroshit, nga ku shqiptari u transferua në muajin janar drejt Granadës, ka fituar titullin kampion në Hungari për herë të 33. Uzuni dha kontributin e tij në pjesën e parë të kampionatit dhe klubi patjetër që e ka përmendur në listën e emrave që kanë qenë pjesë e skuadrës në këtë sezon të lavdishëm. 

Ai u largua nga Ferencvaroshi me një numër prej 21 golash të shënuar dhe tetë asiste në 31 ndeshje të luajtura gjithsej mes kampionatit, Kupës dhe Europës. 

Tani Uzuni është në një situatë komplet tjetër, pasi përpara ka një sfidë shumë të vështirë, ajo e mbijetesës në elitën e futbollit spanjoll me skuadrën e Granadës, që ndodhet në zonën e ftohtë, teksa janë edhe pesë javë për t’u luajtur, Kadizi është vetëm një pikë më shumë dhe Majorka e Vedat Muriqit dy pikë më shumë. 

Sport Ferencvarosh Myrto Uzuni sulmuesi shqiptar