
'Ferhat' në një rrëfim si asnjëherë më parë, aktori flet për jetën private dhe ëndrrat e tij
Aktori i njohur turk Ibrahim Çelikkol konsiderohet si një nga meshkujt më seksi në Turqi. Përveçse një aktor shumë i suksesshëm ai merret edhe me botën e modelingut. Ibrahim Çelikkol u bë i njohur për publikun shqiptar me rolin e Ferhatit në serialin Dashuri bardh e zi.
Celikkol ka rrëfyer se marrëdhëniet e tij, si ato shoqërore ashtu edhe sentimentale bazohen në sinqeritet dhe ndershëmri dhe se nuk e duron dot gënjeshtrën. Aktori ka treguar se kur ishte fëmijë ëndërronte të bëhej basketbollist. Sot ai është i famshëm siç ëndërronte por i ka prerë ëndrrat e shumë vajzave pasi është i martuar.
‘Familja dhe të gjithë miqtë e mi i kanë sytë tek unë dhe gëzojnë bashkë me mua. Martesa nuk është diçka për tu pasur frikë. E rëndësishme në të është që tjetri të respektohet. Kur ne gatuajmë së bashku, shtrojmë tavolinën apo bisedojmë… këto janë momentet romantike mes nesh. I dua shumë fëmijët, kam një nip 5 vjeçar dhe më pëlqen shumë të shpenzoj kohë me të. Do të doja të bëhesha baba sa më shpejt. E dua vërtet këtë gjë!’- është shprehur Çelikkol.
Aktori nuk i ka shpëtuar një komplimenti të gazetares, e cila i tha se kur e pa për herë të parë mendoi se ishte shumë i bukur. Përgjigjja e tij ishte shumë domethënëse. ‘Faleminderit shumë. Të jesh i pashëm është avantazh për aq kohë sa bota jote e brendshme është në ekuilibër. Nëse nuk punon por vetëm komplimenton veten se je i bukur, kjo kthehet në rrezik.’