Showbiz20 Shkurt 2019, 13:59

Fero përfundon në gjykatë! Akuzohet për përdorim të pa autorizuar të marihuanës

Shkruar nga Pamfleti

Fero përfundon në gjykatë! Akuzohet për përdorim të pa autorizuar të marihuanës

Fero këtë herë është përfshirë në telashe të mëdha që me siguri do të ndikojnë edhe në karrierën e tij.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, e ka pranuar akuzën për përdorim të paautorizuar të narkotikëve, në seancën e gjykimit fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.
Shabani (Fero) tha se ka qenë përdorues i mëparshëm i marihuanës, pasi merret me muzikë dhe shkruan tekste, mirëpoai theksoi se nuk ka përdorur më substanca të tilla, që nga dita që është ndaluar nga policia.
Gjykatësi A. G e ka aprovuar pranimin e akuzës nga ana e të akuzuarit dhe shpalljen e aktgjykimit e ka caktuar më 21 shkurt 2019.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me 15 nëntor 2018, kishte ngritur aktakuzë ndaj Feronit Shabanit, duke qënë se ai ka kryer veprën penale “përdorim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 275, paragrafi 1 të KPRK-së.
Sipas aktakuzës, Shabani (Fero), në mënyrë të paautorizuar ka përdorur substanca narkotike, me peshë të përgjithshme prej 13.5 gram. Në aktakuzë thuhet se me 25 qershor 2018, rreth orës 21:20, në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, pas një kontrolli të realizuar nga ana e policisë, pasi e kanë ndaluar automjetin, tek i akuzuari Shabani është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike e llojit “marihuanë”.

Showbiz fero gjykatë marihuanë