Sport20 Mars 2022, 18:11

Ferrari bën “dopietë”, kokëkuqet triumfojnë në garën e parë sezonale, makina e Gasli përfshihet nga flakët (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ferrari bën “dopietë”, kokëkuqet triumfojnë

Ferrari bën “dopietë”, kokëkuqet triumfojnë në garën e parë sezonale, makina e Gasli përfshihet nga flakët (Video)

Çarls Leklerk me Ferrarin fitoi sot pasdite garën e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1, gara e parë sezonale zhvilluar në pistën e Sakhir (garë me drita). Ai e nisi garën nga “pole position” që pati fituar të shtunën dhe e kryesoi atë gjatë gjithë 57 xhiroreve, duke e merituar plotësisht fitoren.

Pas 903 ditësh, Ferrari rikthehet te fitorja pas gati dy vitesh, duke qenë makina më e shpejtë duke mposhtur rivalët e saj. I dyti u rendit spanjolli Karlos Sainz me Ferrarin, që përfitoi nga problemet që pati makina Red Bull e Maks Vershtapen, katër xhiro nga fundi, duke u tërhequr nga gara.

I treti u klasifikua piloti britanik Ljuis Hamilton me Mercedesin, i cili përfitoi nga problemet që pati makina Red Bull me të dy pilotët e saj. Maks Vershtapen u tërhoq 4 xhiro nga fundi, ndërsa Serxhio Perez bëri një gabim në xhiron e fundit, duke fikur makinën në mesin e pistës.

Por gjatë zhvillimit të garës pati edhe momente paniku. Makina Alfa Tauri e Pier Gasli përfundoi në flakë, duke u detyruar të tërhiqej.

Flaka nisi në pjesën e pasme të makinës, duke krijuar mjaft antkh, ndërkohë që piloti doli me shpejtësi nga njëvendëshja e tij.

Për fat asnjë problem për pilotin, ndërkohë që komisarët e pistës shuan flakët. Në pistë hyri makina e sigurisë.

Pierre Gasly's car is on FIRE#F1 #BahrainGP pic.twitter.com/P1IuvYCD7j

— FthOne (@FthOne__) March 20, 2022

Sport Çarls Leklerk Çmimi i Madh i Bahreinit Formula 1