Kulture20 Dhjetor 2022, 09:13

Fest ’61 nisi në Pallatin e Kongreseve, fituesin këtë  vit e zgjedh publiku

Shkruar nga Pamfleti

Fest ’61 nisi në Pallatin e Kongreseve, fituesin këtë  vit e zgjedh publiku

Mbrëmjen e 19 dhjetorit Festivali i Këngës hapi siparin. Fest’61 të RTSH në Pallatin e Kongreseve u prezantua nga Arbana Osmani, e cila është njëkohësisht drejtore artistike. Para nisjes së prezantimit të 26 këngëve pjesëmarrëse, Arbana ndali edhe tek përjetimet personale lidhur me kompeticionin më të rëndësishëm muzikor shqiptar. E para në radhë ishte këngëtarja Enxhi Nasufi, e cila konkuroi me këngën “Burrë”.

“Jam rritur në një vend ku nuk ndodhnin shumë festivale dhe Festivalin e Fundvitit mezi e prisnim me gjithë familjarët e mi. Dhe mbaj mend që ky festival  ka qenë kolona zanore e fëmijërisë sime, e kemi përjetuar shumë bukur. Mirënjohje artistëve që na dhanë ato emocione e që vit pas viti kanë sjellë këngë të mrekullueshme, faleminderit”, thotë Osmani.

Më tej moderatorja shprehu mirënjohjen për përzgjedhjen e saj në drejtimin artistik të kësaj ngjarjeje.

“Faleminderit për këtë pozicion që na kanë dhënë, sepse është përgjegjësi e madhe të jesh në drejtimin e këtij festivali!  Festivali i Fundvitit ka qenë kolona zanore e fëmijërisë sime! Shpresoj që ky festival të mbetet kolona zanore e fëmijëve të mi dhe fëmijëve të fëmijëve tanë !” u shpreh Osmani duke rikujtuar se këngën që do përfaqësojë Eurosong këtë vit do ta zgjedhë publiku.

Nga Alma Bektashi te Elton Deda, 5 emrat që do vendosin për fituesin e Festivalit të Këngës

Këngëtarja e pedagogia Alma Bektashi, poetja Rita Petro, dhe muzikantët Genc Saliu, Zhani Ciko dhe Elton Dedaj janë pesë emrat e jurisë që do të vendosë tre çmimet e para të Festivalit të Këngës për këtë edicion të 61.

Emrat, siç ishte bërë me dije më herët, u bënë të njohur për publikun gjatë konkurrimit të këngëve të para. Kujtojmë se këtë vit do të jepen edhe çmim për artistët e rinj dhe një për karrierë. Fituesi për në Eurosong do t’i lihet votës së publikut, përmes sms-ve.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kulture #Fest '61 Publiku