Sport28 Dhjetor 2022, 20:27

Festat e fundvitit e gjejnë kombëtaren shqiptare me trajner të ri, ja cili është më pranë stolit kuqezi

Shkruar nga Pamfleti
Festat e fundvitit e gjejnë kombëtaren shqiptare me trajner të

Festat e fundvitit e gjejnë kombëtaren shqiptare me trajner të ri, ja cili është më pranë stolit kuqezi

Jemi në ditët e fundit të vitit dhe shumë tifozë të ekipit kombëtar presin edhe zyrtarizimin e trajnerit të ri që do të udhëheqë kuqezinjtë në kualifikueset e “EURO 2024”, të cilat do të nisin në muajin mars.

Në prononcimet e fundit, kreu i FSHF-së është shprehur se janari do ta gjejë Shqipërinë me një trajner të ri, çka pritet të shihet. Ashtu siç shkruan “Panorama Sport” prej më shumë se një muaji, kandidati potencial për të ardhur në krye të stolit kuqezi është Esteban Kambiaso, çka ka vizituar dhe darkuar në Tiranë pak kohë më parë. Argjentinasit pritet që t’i plotësohen kushtet dhe të fillojë nga puna në Shqipëri.

Ish-lojtari i Interit dhe Realit të Madridit nuk ka një eksperiencë të madhe në drejtim, teksa vetëm për një periudhë 3-mujore ka qenë ndihmës trajner i Pekerman te kombëtarja e Kolumbisë, vetëm për Botërorin e vitit 2018 në Rusi.

Kështu, një zyrtarizim i tillë, do të quhej edhe një eksperiment me ekipin kombëtar, që në fund të kompeticioneve do të shihet si ka rezultuar, mirë apo keq. Por në ditët e fundit në skenë ka dalë edhe kolumbiani Reinaldo Rueda.

Sport Esteban Kambiaso trajneri i Kombëtares