Sport27 Shtator 2022, 21:29

Festë kuqezi në “Air Albania”, Lenjani ndëshkon islandezët (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Festë kuqezi në “Air Albania”, Lenjani ndëshkon

Festë kuqezi në “Air Albania”, Lenjani ndëshkon islandezët (Video)

Shqipëria ka shënuar golin e avantazhit përballë Islandës në “Air Albania”. Uzuni dha një super kros për Lenjanin. Mesfushori 33-vjeçar shënoi me kokë pas një harkimi nga e majta te Uzunit. Kujtojmë që prej minutës së 8, Islanda luan me 10 lojtarë. Uzuni fitoi duelin me Gunarson dhe u nis drejt zonës, por u ndalua pas përplasjes me kapitenin e Islandës.

Sulmuesi kërkoi që pamjet të shiheshin nga VAR dhe pas pak çastesh gjyqtari u ftua pranë ekranit. Pas shikimit të pamjeve, arbitri i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit të Islandës.

Sport Ermir Lenjani Islanda Shqipëria