
Blanco
Fituesi i edicionit 2022 i Sanremo i ka shokuar të gjithë me paraqitjen e tij mbrëmjen e djeshme në Festivalin e Muzikës italiane.
Blanco i cili këtë edicion të 2023 prezantoi këngën e tij të re “L’isola delle rose”, në mes të performancës filloi të shkatërronte aranzhimet me lule në skenë, duke i shkelmuar dhe më pas duke i hedhur e thyer ato.
“Nuk e dëgjova dot në kufje’ u justifikua në fund i riu, ndërkohë që salla filloi ta shante. Ai shtoi: Unë u argëtova njësoj”.
Këngëtari i ri i tha prezantuesit se ishte mërzitur nga problemet teknike që nuk e lejonin të dëgjonte zërin e tij në kufje dhe për rrjedhojë të këndonte saktë.
“Ke bërë rrëmujë”, i tha Amadeus, i cili u përpoq të qetësonte situatën ndërsa publiku protestonte.
Dirigjenti e quajti gabimisht Blanco me emrin Salmo. “Nëse dëshironi, mund ta këndoni sërish në fund të mbrëmjes”, propozoi ende Amadeus. “Me kënaqësi edhe unë këndoj vetëm”, iu përgjigj Blanco përbuzjeve të publikut duke thirrur “budalla”. Më vonë, Amadeus tha se Blanco nuk do të këndonte më sepse “kushtet nuk ishin”.
IL MOMENTO BUGO DEL SANREMO 2023 GRAZIE BLANCO #sanremo2023 pic.twitter.com/T3CE85sfsS
— ? (@trovarsi) February 7, 2023