Sport28 Tetor 2022, 19:33

FIA merr vendimin për Red Bullin, gjobë dhe kufizime në zhvillimin e makinës, titulli i vitit të kaluar i takon Maks Vershtapen

Shkruar nga Pamfleti
FIA merr vendimin për Red Bullin, gjobë dhe kufizime në

FIA merr vendimin për Red Bullin, gjobë dhe kufizime në zhvillimin e makinës, titulli i vitit të kaluar i takon Maks Vershtapen

Marrëveshje e arritur midis Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe Red Bull për shkeljen e konstatuar të rregullores së Kufirit të Buxhetit, në lidhje me sezonin e kaluar. Skuderia austriake ka marrë një gjobë prej 7 milionë dollarësh dhe një dënim të kufizuar sportiv, në formën e një reduktimi 10% në kohën e shpenzuar për kërkimin dhe zhvillimin aerodinamik.

Për sa i përket titullit të vitit të kaluar, që u fitua në mënyrë dramatike nga ana e Vershtapen, do të vazhdojë t’i takojë pilotit holandez.

Tejkalimi i konstatuar nga Federata Ndërkombëtare shkon – për sezonin 2021 – në 1 milion e 864 mijë paund, e barabartë me 1.6% më shumë se kufiri buxhetor. Gjoba do të paguhet brenda 30 ditëve nga data në fund të marrëveshjes së arritur.

Ky ishte një veprim i dhënë nga FIA që përpara fillimit të gjyqit, duke i prerë shpresat Hamiltonit, i cili e humbi titullin e tetë kampion vetëm në xhiron e fundit të garës së fundit.

Sport #Red-Bull Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit Maks Vershtapen piloti holandez