Politike 9 Qershor 2018, 21:15

Fier/ Grisi banderolën e të rinjve të FRPD-së”, Lulzim Basha: Drejtori i Policisë u kacafyt me qytetarët për të mb

Shkruar nga Pamfleti
Fier/ Grisi banderolën e të rinjve të FRPD-së”, Lulzim

Fier/ Grisi banderolën e të rinjve të FRPD-së'', Lulzim Basha: Drejtori i Policisë u kacafyt me qytetarët për të mbrojtur shefin. Turp dhe mjerim!

Ditën e sotme Edi Rama ishte i pranishëm në qarkun e Fierit ku u përball me të rinjtë e FRPD-së, të cilët e pritën me pankarta në duar. Po ashtu u tha se një drejtori i policisë grisi banderolën e të rinjve protestues.

Rreth kësaj çështje ka reaguar në rrjetet sociale edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Ai thotë se është vendosur një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj. Ndër të tjera Basha shkruan: ‘’ Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!”

Postimi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook

Shihni si ka përfunduar policia e shtetit: një polici private në shërbim të dyshes Rama-Xhafaj. Drejtori i policisë i pari dhe policët e tjerë pas tij rrëmbejnë dhe grisin banderolën e qytetarëve që protestojnë paqësisht dhe me dinjitet kundër krimit dhe drogës. Policë që kacafyten me qytetarët për të mbrojtur shefin! Turp dhe mjerim!

Këta policë as nuk e kanë idenë se veprimet e tyre janë dhunim i çdo të drejte njerëzore dhe politike, të drejtës së shprehjes, të drejtës së protestës, të drejtës për t’u dëgjuar, – sepse ata njohin vetëm shefin dhe jo Kushtetutën dhe ligjin. Janë Jaerd Çelët dhe Ermalët e policisë që edhe trafik droge bëjnë për shefin e vëllezërit dhe kushërinjtë e shefit.

Shikoni hendekun e madh që ekziston sot në Shqipëri mes qytetarëve europianë dhe shtetit antieuropian. Këta policë duhet të luftojnë drogën dhe krimin që Shqipëria të hyjë në BE, por si banditë ata luftojnë qytetarët që ngrenë zërin kundër drogës dhe krimit.

Shikoni gjithashtu nervozizimin e policëve si shenjë e një sistemi që po rrëzohet, siç rrëzohen regjimet antipopullore dhe antidemokratike. Qytetarët europianë po triumfojnë përditë mbi qeveritarët antieuropianë!

Politike kreu i PD Lulzim Basha