Sport29 Nëntor 2022, 16:05

FIFA bën “kurban” Federatën Gjermane, ‘Pancerat’ e pësojnë nga trajneri Hansi Flik

Shkruar nga Pamfleti
FIFA bën “kurban” Federatën Gjermane,

FIFA bën “kurban” Federatën Gjermane, ‘Pancerat’ e pësojnë nga trajneri Hansi Flik

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Disiplinës, për Kupën e Botës, FIFA bën “kurban” pikërisht Federatën Gjermane, kundërshtarin e tyre më të madh në këtë periudhë.

4 herë kampionët e Botës dolën kundër FIFA-s duke e shprehur këtë publikisht, me gjestin ku mbulon gojën me dorë.

Trajneri Hansi Flik u shfaq i vetëm të shtunën në konferencën për shtyp, duke shkelur rregullat e turneut, për t’u takuar me mediat ndërkombëtare në Doha përpara ndeshjes me Spanjën. Prej ditësh, Federata Gjermane dhe FIFA janë përplasur për shiritin “One Love” me ngjyrat e ylberit, në shenjë të qartë mbështetjeje për kauzën e të drejtave të barabarta të homoseksualëve dhe komunitetit LGBTQ+, të cilët në Katar kanë qenë gjithmonë të margjinalizuar.

FIFA ka vendosur ta gjobisë me 10,500 dollarë pikërisht për këtë vendim, për t’u paraqitur të vetëm në konferencën për shtyp.

Sport FIFA kombëtarja gjermane Kupa e Botës