Sport18 Prill 2018, 12:40

FIFA shkrin Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Konfederatave, do të krijojë Botëror me 20 klube cdo 4 vjet

Shkruar nga Pamfleti
FIFA shkrin Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Konfederatave, do të

FIFA shkrin Botërorin e Klubeve dhe Kupën e Konfederatave, do të krijojë Botëror me 20 klube cdo 4 vjet

Futbolli është shndërruar në industry, ku ka fitime marramendëse. Kjo lojë po pushton botën në cdo cep të saj dhe është sporti më i ndjekur ndonjëherë. Padyshim, financiat e mëdha vënë në qarkullim klubet dhe federatat aneëtare që të kenë sukses në rang ndërkombëtar dhe të arrijnë të shumëfishojnë të ardhurat e tyre. Për të mundësuar këtë, pra rritjen e fitimeve, por edhe shtimin e pjesëmarrjes, FIFA është duke përgatitur një format të ri për klubet, një lloj Botërori klubesh me cilës të lartë cdo katër vjet.

Botërori për klube që njohim sot, mund të zhduket shumë shpejt si kompeticion. FIFA po studion mundësinë e krijimit të një formati të ri, për të zëvendësuar Kupën e Konfederatave dhe një Botëror i ri për Klube, më i zgjeëruar, dhe që do të zhvillohet çdo katër vjet në muajin qershor, duke nisur që nga viti 2021, është një nga propozimet më ambicioze që presidenti i FIFA-s, Xhani Infantino, u ka dërguar federatave kintinentale. Një ndryshim ky i detyrueshëm për shkak të të ardhurave të ulëta që gjenerohen nga dy turnetë aktuale (Kupa e Konfederatave dhe Botërori i Klubeve),  por edhe për të shmangur hendekun që madh që ekziston mes pjesëmarrësve.

Formati i ri do të shmangë interferimin e Botërorit të Klubeve në kalendarin e kampionateve, sidomos në Europë. Propozimi i ri lidhet veçanërisht me anën financiare, pasi, ndryshe nga Kupa e Botës, që organizon FIFA, as Kupa e Konfederatave dhe as Botërori i Klubeve nuk janë tërheqës për tifozët dhe sponsorët. Në historinë e Botërorit të Kluvebe, trofeu është fituar vetëm nga skuadrat europiane dhe ato nga  Amerika e Jugut. Infantino po i paralajmëron federatat kontinentale se ai i fituar nga Gjermania në “Rusi 2017” do të jetë edicioni i fundit i Kupës së Konfederatave. /Pamfleti Sport

 

Sport