Fifi u shfaq në spektaklin Big Brother VIP dhe sa hyri në studio përqafoi opinionisten Balina Bodinaku.
Ajo e përqafoi e i tha ‘më fal’.
“Edhe sikur Balina të më thoshte të dua në ato momente do kisha të njëjtin reagim sepse isha shumë e mbushur emocionalisht.”,- Fifi.
“Kam dalë. Dua t’i them këtyre që thonë psiqikja se nuk më lëndojnë vetëm mua unë kam një nënë , një babë, motër, vëlla e familjet e tyre.”,- tha ajo.
Fifi gjithashtu foli dhe për banorët e tjerë:
“Vetëm 4 u mërzitën. Të tjerët e gëzuan, sepse iku një nga konkurrentet më të forta në Big Brother. Ata e dinë shumë mirë, ata dhe në finale do thonë mungon Fifi. Unë i kam ruajtur shumicën e unë prap kam dalë psikopatja, unë kam dalë ajo që ka shkaktu debate e probleme. Unë jam zemër madhe, në asnjë moment nuk kam dash me i bë keq askujt aty brenda. Fifi ka pas shumë nevojë për dashni, për përqafim”.
Ajo kishte rezerva ndaj banorëve dhe tha se maksimalisht do ketë vetëm 6 miq nga ata që janë brenda dhe jashtë.
Kujtojmë se Fifi vendosi të largohet për t’u marrë me veten dhe se aty brenda nuk po gjente energji të mira.
Iliri në dhomën e rrëfimit kishte shprehur dyshime për gjendjen e Fifit.
Fifi pasi dëgjoi këtë, pyeti Balinën dhe Arbërin nëse mendojnë se ajo aktroi dhe ata thanë ‘jo’ e Balina gjithashtu shtoi se askush nuk mund të spekulojë me këtë.
Fifi tha se Iliri spekuloi dhe ai u sqarua për këtë
“Megjithëse jam përpjekur të krijoj një miqësi të sinqertë, kam marr disa herë shuplaka përsa i përket Fifit dhe po flas vetëm për Fifin në raport me mua. Kam parë disa distanca që nuk kam arritur kurrë t’i kuptoj, megjithëse jam përpjekur të jap më të mirën nga vetja. Prandaj jam shprehur me dyshime për këtë gjë. Kam të drejtën ta mendoj këtë gjë dhe madje edhe kur ke marrë, ke bërë valixhet gati, të kam ndenjur afër dhe kam bërë çfarë kam patur mundësi për ty. Unë atë që them, e mbroj deri në fund të jetës sime. Sot diskutova me Valonin dhe ai më tha se të kishte parë në këtë gjendje dhe jashtë e në atë moment ndjeva një keqardhje për veten që e kam menduar atë gjë dhe të kërkoj sinqerisht falje.”,- tha ai.
Fifi nuk e komentoi shumë Ilirin dhe më pas shprehu se nuk u dashurua në shtëpinë e Big Brother