alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Fijet e zeza të Moskës në Tiranë: Idajet Ismailaj dhe Gentjan Filaj, ortakët e oligarkut të Putinit  Oleg Deripaska që korruptoi ish drejtuesin e FBI-së

25/01/2023, 10:30
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Fijet e zeza të Moskës në Tiranë: Idajet Ismailaj dhe Gentjan Filaj, ortakët e oligarkut të Putinit  Oleg Deripaska që korruptoi ish drejtuesin e FBI-së

Klientët e Edi Ramës, Idajet Ismailaj dhe Gentjan Filaj janë ortakët e oligarkut rus të Vladimir Putinit Oleg Deripaska në Hidrocentralin e Shushicës: A është kjo arsyeja e takimit të Kryeministrit shqiptar me ish zyrtarin e lartë të FBI-së që u arrestua dje?!

Ka pushtuar mediat botërore lajmi për arrestimin e ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal pasi po ndihmonte oligarkun rus Oleg Deripaska, për ta hequr nga lista e zezë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si vegël e Vladimir Putinit, kundër interesave të SHBA-ve dhe për ndërhyrje në proceset demokratike të vendeve pro Perëndimit.


-Lexo edhe:

Tërmeti në Turqi dhe Siri, shkon mbi 8 mijë numri i viktimave; qindra mijëra persona kërkojnë strehim

Tërmeti/ Shkon në mbi 7300 numri i viktimave, të mbijetuarit në luftë me të ftohtin; mbushen spitalet

Departamenti i Drejtësisë Amerikane thotë se McGonigal i fshehu nga FBI-ja detajet e një udhëtimi që bëri në Shqipëri në vitin 2017, së bashku me një ish-zyrtar të shërbimeve shqiptare të zbulimit, i cili i kishte dhënë 225 mijë dollarë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

 

Teksa detajet të reja po raportohen mbi raportin mes Oleg Deripaska dhe ish agjentit të FBI-së, çuditërisht askush nuk po flet për ortakët e oligarkut rus në Tiranë dhe biznesin e tij në Shqipëri.

Gentjan Filaj
Gentjan Filaj

Idajet Ismailaj dhe Gentjan Filaj janë ortakët kryesorë të oligarkut të Putinit në biznesin e energjisë në Shqipëri, ndërsa ortakë periferikë janë Realdo Mansaku, Sadik Ismailaj, Jonuz Ismailaj, Rajmonda Agalliu, Ahmet Burak Goktepe, Saimir Boka dhe Henri Aleksi.

Siç edhe e konfirmon ky dokument, Idajet Ismailaj, Gentjan Filaj dhe njeriu i besuar i Vladimir Putinit (Oleg Deripaska), janë bashkëpronarë në kompaninë Shushica Hydropower, me nipt (L71729019M), kompani që ka ndërtuar kaskadën e hidrocentraleve mbi Lumin Shushicë, për të shitur energji.

Kontrata koncesionare është firmosur nga Etleva Kondi, drejtoresha e Koncesioneve në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, e arrestuar nga SPAK për aferën e inceneratorëve, pasi ishte korruptuar nga Klodian Zoto për të bërë letrat e inceneratorëve. Pas Kodit fshihet shefi i saj Damian Gjiknuri, i cili vijon t’i shpëtojë drejtësisë.

Kompania Trema Engineering 2 ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Kompania Trema Engineering është në pronësi të kompanisë STRATBAG AG, e cila rezulton me seli të regjistruar në OrtenburgerstraBe 27, 9800 Spittal/Drau, Austri, me kapital 12 milionë euro. Njeriu i besuar i Vladimir Putinit, Oleg Deripaska, ka 25.9% të aksioneve në kompaninë STRATBAG AG, me të cilën kontrollon 33 % të hidrocentralit të Shushicës.

Idajet Ismailaj
Idajet Ismailaj

Kompania ALB – STAR ka 34 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Kjo kompani është në pronësi të kompanisë “FINMAN”. Kompania FIMAN është në pronësi të kompanisë Motus që ka 57 % të aksioneve, Sadik Ismailaj 9%, Jonuz Ismailaj, 19.5% dhe Rajmonda Agalliu 14.5% të aksioneve.

Pronari i kompanisë Motus është oligarku Idajet Ismailaj me 100 % të aksioneve.

Kompania Gr Albania ka 33 % të aksioneve në hidrocentralin e Shushicës. Pronarët kryesorë të kësaj kompanie janë  Gentjan Filaj, me 35.77% të aksioneve. Bashkëpronarë të tjerë janë Realdo Mansaku me 34.83% të aksioneve, Ahmet Burak Goktepe, Saimir Boka dhe Henri Aleksi.

Idajet Ismailaj është një oligark dhe përfitues i pasurive publike pranë Edi Ramës, ndërsa Gentjan Filaj është një klient i Ministrisë së Energjetikës dhe Transporteve, ku njihet si një satelit i oligarkut Rrok Gjoka.

SPAK duhet të hetojë nëse Ismailaj dhe Filaj qarkullojnë paratë e Oleg Deripaskës, njeriut të punëve të zeza të Putinit, pjesë e listës së zezë së SHBA-ve, nëse pastrojnë para me bizneset, si i marrin tenderët etj.

Po si e kanë marrë oligarkët shqiptarë dhe rusë hidrocentralin?

Cili është burimi i parave të ndërtimit?

A janë Idajet Ismailaj dhe Gentjan Filaj maska e Oleg Deripaskës së Putinit?

Çfarë bëjnë shërbimet sekrete? Vijon…/Pamfleti

Ky artikull është ekskluziv i Pamfletit, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Pamfletin dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


smile
Lajmi Tjeter

A do të rihapet dosja e “21 Janarit”? Reagon për herë të parë SPAK: Rruga që do të ndjekim për padinë e Ulsi Manjës

Ndeshja e parë me Al Nasr shoqërohet me kritika, Ronaldo kryqëzohet pas debutimit me skuadrën arabe

Ndeshja e parë me Al Nasr shoqërohet me kritika, Ronaldo kryqëzohet pas debutimit me skuadrën arabe

Lajmi i Dites

Nëse SPAK “zbërthen” Gjiknurin, zbulon krimet e bëra me koncesionet e naftë-gazit; Edi Rama është pazarxhiu urdhërues

07/02/2023, 9:36

Lajmet e fundit

“Natyralizoi” pesë shtetas turq në bullgarë me pasaporta false, arrestohet 41-vjeçari anglez në Durrës

08/02/2023, 9:19

Të mbijetuarit nisin plaçkitjet në Turqi pas tërmetit, bastisin dyqanet për ushqime

08/02/2023, 9:10

Mijëra të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri, Blinken: SHBA do të dërgojë ndihma për popullin sirian, jo për Asadin

08/02/2023, 9:08
Masakra e 4 shkurtit 1944: Dëshmia e panjohur e sekretarit të Xhafer Devës

Masakra e 4 shkurtit 1944: Dëshmia e panjohur e sekretarit të Xhafer Devës

08/02/2023, 9:00
Zyrtarët amerikanë: Balona kineze përdorej për spiunazh, përgjonte katër vende

Zyrtarët amerikanë: Balona kineze përdorej për spiunazh, përgjonte katër vende

08/02/2023, 8:59

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, 80 mijë njerëz në kërkim të mbijetuarave

08/02/2023, 8:58

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In