Dosja e zezë10 Shtator 2022, 10:32

Filipi i spiunit I.M jeton në New York, por merr pagë si Shef te Tatimet; e emëroi Iliri më 2013-ën

Shkruar nga Pamfleti

Filipi i spiunit I.M jeton në New York, por merr pagë si Shef te Tatimet; e emëroi Iliri më 2013-ën

Çfarë kleçke ka Filipi, që e ka ndryshuar 2 herë emrin e babait/ Te tatimet u punësua në tetor 2013 me drejtoreshë Brisidën e Monikës, ku Iliri e transferoi pasi KLSH i zbuloi aferat e korrupsionit te Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë gjatë pushtetit PD- LSI, kur ai ishte drejtor i tenderëve, licencimit e kontrollit të karburanteve, pijeve, produkteve ushqimore, cigareve, materialeve të ndërtimit…

Lidhjet mes spiunit Ilir Meta dhe të spiunuarit Filip Talo, u kthyen në pazar mes tyre, nëpërmjet “dëmshpërblimit” me vende pune ku bëhen miliona, pasi I.M u bë deputet i PS, spiun i SHIK, ministër, Zv/kryeministër, Kryeministër, Kryetar Kuvendi e President Republike.

Deri më 25 korrik 2022, kur Autoriteti i Dosjeve deklaroi se Ilir Meta ka qenë spiun i Sigurimit, askush nuk e dinte që heshtjen e viktimës Filip Talo, I.M-ja e kishte blerë duke e punësuar shef në vende pune me tenderë, licenca, kontrolle karburantesh, mallrash akcize etj.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Mirëpo dokumenti që po publikon sot “Pamfleti”, vërteton se Filip Talo është shpërblyer vazhdimisht me vende pune nga spiuni I.M, duke e transferuar nëpër institucione, sa herë kapej me afera korrupsioni e falsifikime dokumentesh.

Skandali thellohet, kur mëson se prej 4 vitesh, Filip Talo paguhet në Tatimet e Qarkut- Tiranë, por jeton në SHBA, në adresën: “2357 Crescent St, Astoria New York, 11105-3107-USA”.

Sipas dokumentit, deri me 30 prill 2021 ka qenë me detyrë “Inspektor Taksash” me pagë mujore 908 mijë lekë të vjetra, ku figuron me Nr. Regj. Sigurimesh 53 425 në listën tatimore.

Ndërsa sipas informacionit të ardhur prej burimeve nga Ministria e Financave, prej muajit maj 2021 e deri sot, Filip Talo paguhet si “Inspektor Hetimi Tatimor për bizneset e mëdha”, detyrë të cilën e ushtron sa herë kthehet në Shqipëri nga Amerika, ose me “hetim on- line”.

Te Drejtoria e Tatimeve të Qarkut-Tiranë, ai u punësua në muajin tetor 2013 në pushtetin LSI-PS, me drejtoreshë Brisidën e Monikës, që sot mund të bëjë edhe sikur nuk e njeh Filipin.

Atëherë, Ilir Meta e transferoi Filipin te tatimet pasi iu zbuluan aferat e korrupsionit, falsifikimet dhe vjedhjet në Drejtorinë e Metrologjisë, ku ishte drejtor i LSI në pushtetin Berisha-Meta.

Nga muaji tetor 2009 në pushtet me PD e deri më 2013 kur KLSH i zbuloi zullumet, Filip Talo ishte drejtor i tenderëve, licencimit e kontrollit të cilësisë së hidrokarbureve, pijeve, produkteve ushqimore, cigareve dhe materialeve të ndërtimit.

Ilir Meta e shpërbleu përsëri Filip Talon, duke e shpëtuar nga kallëzimi penal që bëri KLSH, nga gjoba 10 milionë lekë, nga kthimi i shumës së vjedhur dhe nga vendimi i drejtorit pasardhës Petrit Rama i PS, që shkarkimin si hajdut,  t’ia shënonte “Dorëheqje”.

Qysh prej datës 27 korrik 2022, pasi Autoriteti i Dosjeve i hapi letrat Ilir Metës, i spiunuari Filip Talo ka lënë Amerikën dhe po qëndron në Tiranë, i angazhuar për t’i pastruar letrat ish-spiunit të tij, duke vepruar në një linjë me spiunin; fundja merr dhe pagën 1 milion lekë te tatimet.

Kujtojmë, se ditën që në media doli emri Filip Talo, spiuni Ilir Meta,

i ka rënë numrit telefonik familjar: “22 053” në Lushnje i familjes Ligor Talo, babai i Filip Talos; ndërsa më pas ka telefonuar te nr. tel. në New York 718 545-6962, që i përket Filip Talos.

Kaq ka mjaftuar, që I.M të aktivizojë viktimën e tij Filip Talo, për të pastruar fytyrën nga damka e spiunit të Sigurimit të Shtetit, duke i marrë një intervistë mediatike e t’i paguante gjithë shpenzimet, për ta sjellë e për ta përdorur si “lavazh” në Tiranë.

Mirë I.M që spiunllëqet i bënte me mbiemrin “Metaj”, ndërsa pushtetin e pasuritë i siguroi dhe i shtoi me mbiemrin “Meta”; po Filip Talo çfarë “kleçke e sikleti” ka pasur e ka, që ka ndryshuar 2 herë emrin e babait: nga Ligor, në Grigor e Grifor?/Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare ] #Filip Talo #Shef te tatimet Ilir Meta