SHBA-BE, kërkojnë kalimin në filtër, të noterëve që vazhdojnë e shërbejnë si sekserë e falsifkatorë aktesh bankare dhe pronësore, duke krijuar jo vetëm kaos social, vjedhje pasurie e fshehje krimesh e kriminelësh; ku tipik është fondacioni “Besa” i Bajram Muçajt, ortak i familjes Meta-Kryemadhi; i cili me propozim e vlerësim “Shkëlqyer” të vetë Bankës së Shtetit dhe Ministrisë së Financave, ka marrë çmimin botëror “Kompania më e mirë mikro-financiare në Shqipëri”, paçka se është nën hetim për aktivitet “lavatriçe” të pasurive të krimit dhe është faktuar se ka grabitur mbi 2100 qytetarë me kredi false
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është detyruar nga agjencitë e huaja partnere anti-krim, të fillojë hetimin e plotë për noterët, pas skandalit të fundit të fondit “Besa” me adminisrator Bajram Muçaj, prej të cilit, me letra noteriale false janë dhënë kredi fiktive edhe për të vdekurit.
Më 25 shkurt 2021, me propozim të ministres Gjonaj, Bordi Disiplinor i Noterëve; ka nisur hetimin për këtë rast, duke vënë në “skaner” noteren Majlinda Demollari e cila firmos çdo akt e kontratë private të fondit “Besa”, duke qenë notere personale e këtij fondacioni piramidal.
Referuar të dhënave të hetimit që u bë në muajin qershor 2019 e u zhduk nga Lleshaj-Veliut (klientë); rezulton se vetëm për fondin “Besa”; kjo notere ka firmosur 2117 kontrata kredie financiare; të cilat janë denoncuar si akte noteriale false, për falsitete pasurore, me mungesë prezence palësh, logo biznesesh false, persona të huaj e shqiptarë që nuk ekzistojnë fare.
Rezulton se në aktet noteriale false me logon “Fondi Besa”, ka kredi për toka bregdeti, tjetërsim pasurie, akt-dhurime, kontrata HEC, kulla, e pallate në 240 raste, bërë edhe me persona të vdekur e ende të pa lindur… por sipas letrave, kanë shkuar tek kjo zyrë noteriale dhe kanë firmosur.
Hetimi është zgjeruar në krejt aktet noteriale që ka firmosur kjo notere, ku më flagrante janë kontratat false, për qiratë dhe shitjet e 22 pasurive të sindikatave, bërë me kreun Kol Nikolla.
Po kështu, janë 1160 kontrata për tjetërsim HEC-esh, kapitale pasurore, apartamentesh, koncesionesh, makinash luksi, vilash e pallatesh karabina; bërë me letra fiktive nga oligarkë e trafikantë, për shitje, dhurim, ri-shitje e ri-dhurim tek të njëjtët persona; shumica italianë, indianë, grekë, brazilianë, bullgarë, rumunë, turqë, qipriotë, maqedonas, kosovarë, serbë e deri boshnjakë, të cilët nuk ekzistojnë ose kanë vdekur 10-15 vite para firmosjes tek noterja.
Në rastin konkret, nëpërmjet hetimit të noteres Majlinda Demollari, po shkohet tek burimi krimit fondi “Besa” dhe pasuritë e familjes presidenciale, të fshehura si pronësi të Bajram Muçës e familjarëve të tij; si dhe për të hapur gropën e zezë të kredive e pastrimit të pasurive të krimit.
Noterja Demollari, është thjeshtë “vula” që ka certifikuar këtë krim, ndërsa aktivitetin e fondit mafioz “Besa”, po e lejon banda e Bankës së Shtetit me licensë, shefat e policisë e prokurorisë me hetime të bllokuarua dhe shefat e qeverisë, të cilët bëjnë noterizime te kjo zyrë “lavatriçe”.
Madje, në fund të vitit 2020, shoqëruar me propozim e vlerësim “Shkëlqyer” të vetë Bankës së Shtetit dhe Ministrisë së Financave; fondi “Besa” ka marrë çmimin botëror “Kompania më e mirë mikro-financiare në Shqipëri”.
Sipas informacionit, agjencitë ndërkombëtare që invstigojnë pasuritë me bazë trafiqet e korrupsionin, kanë kërkuar nga ministrja Etilda Gjonaj, të bëhet hetimi për të 710 zyrat noteriale në Shqipëri, mbasi ka të dhëna se vulat e tyre të njoma e të thata, janë skemë lavatriçe, sidomos në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan, Gjirokastër, Korçë e Shkodër.
Ndaj dhe më 10 qershor 2020, ministrja Etilda Gjonaj, u detyrua nga SHBA-BE, të firmoste Urdhër nr. 170, nr. 3495 prot., për krijimin e hetimit noterial, tashmë futur në veprim si Bord i veçantë me ligj parlamenti./Pamfleti