Politike11 Shkurt 2023, 12:36

Fillon protesta, Meta: Ramën nuk e shpëton asgjë, fjalën sot e ka populli!

Shkruar nga Pamfleti
Fillon protesta, Meta: Ramën nuk e shpëton asgjë, fjalën sot

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë nga selia e partisë për t’ju bashkuar protestës përpara Kryeministrisë.

Në protestën e sotme, Meta dhe Berisha kërkojnë largimin e Ramës nga pushteti.

“Dita me diell duket që në mëngjes thotë populli. Asgjë nuk e shpëton kourruptuesin e McGonigal. E rëndësishme është fillimi dhe është një fillim pa kthim.

Rama është i rrëzuar e bën mirë të japë dorëheqjen sa më parë se ka tre javë që i fshihet parlamentit, ka rrëzuar veten se e di që është fajtor dhe s’do i shpëtojë llogaridhënies.

Ky është një fillim pa kthim, një ndryshim që do ndodhë me çdo çmim që Rama të ikë një herë e përgjithmonë e një orë e më parë nga zyra e kryeministrit që e përdhosur.
Apeli im është të gjithë të dëgjojnë zërin e popullit”, tha Meta.

 

Politike Meta Protesta