Ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli doli sot para Dhomave të Specializuara në Hagë. Ndaj tij rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Veseli, që gjatë luftës ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u arrestua më 5 nëntor dhe u dërgua në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Ai hodhi poshtë të gjitha aktakuzat të ngritura nga gjykata speciale duke pretenduar se është i pafajshlm.
Gjykata i ka komunikuar se ndaj Veselit rëndojnë 6 akuza për krime kundër-njerëzimit si dhe 4 të tjera për krime lufte.
“Gjashtë akuza për krime kundër-njerëzimit, përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje, zhdukje me forcë e personave, si dhe katër akuza për krime lufte: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme”, ka thënë gjykatës i procedurës paraprake Nicolas Guilloa.