Pas disa mosmarrëveshjeve të ditës së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha dhe kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka kanë arritur marrëveshjen për të dalë në një listë të përbashkët.
Më herët Ndoka nuk e kishte pranuar marrëveshjen me Bashën pasi nuk ishte dakord me numrin e tij në listën e kandidatëve të Shkodrës, por duket se gjithçka është zgjidhur.
Kur ngelen rreth 1 orë e 30 minuta nga përfundimi i afatit për regjistrimin e koalicioneve, aleatët e PD janë të mbledhur në selinë blu, ku po diskutohen detajet e fundit të marrëveshjes.