Aktualitet19 Mars 2019, 08:51

Finalizohet operacioni “Patoku”, në pranga i riu, i’u gjet drogë brenda televizionit

Shkruar nga Pamfleti

Finalizohet operacioni “Patoku”, në pranga i riu, i'u gjet drogë brenda televizionit

Finalizohet operacioni “Patoku”. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe arrestohet poseduesi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, në brendësi të një televizori, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 3 kilogramë lëndë narkotike, të dyshuar Cannabis Sativa.

Në aksin rrugor Tiranë -Lezhë, në kthesën e Patokut, Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë ku kanë bërë të mundur bllokimin e automjetit së bashku me drejtuesin shtetasin N.N., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale,”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

codramol
smile

Aktualitet Finalizohet operacioni “Patoku” i'u gjet drogë brenda televizionit në pranga i riu