Përfundon ndeshja e Grupit F. Supersfida mes Spanjës dhe Gjermanisë është mbyllur në barazim 1-1. Spanja shokoi “Pancerat”, teksa kalo në avantazh në minutën e 62. Për skuadrën e drejtuar nga Luis Enrike realizoi Alvaro Morata, duke i dhënë një goditje të rëndë gjermanëve në shanset për kualifikim.
Por ekipi i Hansi Flik barazoi shifrat në minutën e 83. Sulmuesi i Verder Bremenit, Fulkrug realizoi me një gjuajtje potente brenda zonës, duke mos i dhënë asnjë shans portierit të Spanjës.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Sfida nisi direkt me rast nga ekipi i Enrikes në minutën e 7. Ishte një super Nojer ai që i tha “JO” tentativës së Dani Olmo duke e prekur topin aq sa duhej për ta çuar në tranversë dhe shpëtuar ekipin e Flik. Spanja me lojën e saj tiki-taka mbajti topin me shumë pasime.
Iberikët iu afruan golit me anë të Zhordi Albas dhe dominoi lojën, por në momentin me të mirë erdhi goli i Gjermanisë me anë të Rudiger që me kokë mposhti portierin Unai Simon. Por, arbitrit kryesor i janë dashur 30 sekonda qe ta anulonte pas sinjalizimit nga VAR-i.