Politike21 Tetor 2019, 22:42

“Financial Times” sulmon ashpër Macron: Vetoja për negociatat një gabim historik

Shkruar nga Pamfleti
“Financial Times” sulmon ashpër Macron: Vetoja për

Gazeta prestigjioze amerikane Financial Times ka sulmuar në mënyre të ashpër vendimin e Këshillit Europian për mos t’ i dhënë” dritën jeshile” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave me BE-në.

Në një editorial të sajin, “FT” kritikon qasjen e presidentit francez Emmanuel Macron, duke e cilësuar si “neo golliste” papajtueshmërinë e tij ndaj dy vendeve, që si rezultat afatgjatë do të jetë një “gabim historik që do të dëmtojë Europën dhe vej në rrezik aspiratat e saj për t’u shndërruar në fuqi gjeopolitike.

Sipas editorialit, vendimi rrezikon seriozisht të “destabilizojë Ballkaniin Perëndimor”. Duke kujtuar rrugëtimin e gjatë të dy vendeve dhe premtimet e shumta të BE-së, të pasuara nga po aq shtyrje të vendimit, Financial Times poho se argumentet e presidentit Macron “janë solide, por që nuk kishte asnjë arsyeje që mos të adresoheshin pas fillimit të negociatave, proces që me shumë gjasa do të zgjasë një dekadë”.

Sipas medies amerikane, refuzimi i Shkupit pas të gjitha sakrificave të bëra, si ndryshimi i vetë emrit, tregon se Macron nuk ka ndër mënd të merret me procesin e anëtarësimit, duke zhvlerësuar kështu edhe argumente si kriminaliteti shqiptar në Europë, që shqetëson edhe vende si Holanda dhe Danimarka. Editoriali i FInancial Times mbyllet me gjykimin se vendimi francez “ka lënë Bashkimin Europian pa një kuadër të besueshëm në marrëdhëniet me vendet fqinje, jo vetëm në Ballkan”.

Politike