Bota18 Gusht 2022, 16:06

Finlanda: Avionë luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore

Shkruar nga Pamfleti
Finlanda: Avionë luftarakë rusë kanë shkelur

Foto Ilustruese

Dy avionë luftarakë rusë dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze.

Lajmi është bërë publik nga Ministria e Mbrojtjes së Finlandës, e cila pretendon se lëvizje të tilla të palës ruse janë nxitur nga kërkesa e vendit nordik për t’u anëtarësuar në NATO.

“Dy avionë luftarakë rusë MIG-31 dyshohet se kanë shkelur hapësirën ajrore finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Porvoo”, tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se: “Forcat Ajrore Finlandeze dërguan një mision fluturimi operacional për të identifikuar avionin, tha ajo, duke shtuar se Roja Kufitare Finlandeze kishte nisur “një hetim paraprak”.

Incidenti ndodhi në orën 9:40 të mëngjesit dhe zgjati rreth dy minuta, ndërsa avionët fluturuan drejt perëndimit për rreth një kilometër, tha një zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes për AFP.

Bota #lufta në Ukrainë Finlande