Bota 8 Korrik 2022, 09:21

Finlanda i jep goditjen e radhës Putin, konfiskon rreth 900 vagonë me mallra rus

Shkruar nga Pamfleti
Finlanda i jep goditjen e radhës Putin, konfiskon rreth 900 vagonë me

Finlanda ka konfiskuar afërsisht 900 vagonë me mallra të kompanive ruse.

Në valën e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, Finlanda i ka dërguar një letër Shoqërisë Shtetërore të Hekurudhave Ruse, për ti bërë të qartë se këto mallra janë të prekur nga sanksionet e BE-së.

Letra drejtuar Ministrisë së Transportit të Rusisë, mban datën 6 qershor. Shoqëria Shtetërore Hekurudhore Finlandeze VR konfirmoi se vagonët e konfiskuar u përkasin kompanive ruse të prekura nga sanksionet e BE-së, qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet aksionerëve, kurse autoritetet ruse nuk pranuan ta komentojnë lajmin.

Bota #konfiskim mallrash Finlande Rusi sanksione