Bota26 Gusht 2019, 06:00

Finlandë, të shtëna me armë, plagosen dy oficerë policie

Shkruar nga Pamfleti
Finlandë, të shtëna me armë, plagosen dy oficerë

Finlandë, të shtëna me armë, plagosen dy oficerë policie

Dy oficerë policie u plagosën gjatë të shtënave ndërsa ishin në detyrë në qytetin jugor të Porvo, tha të dielën policia finlandeze, duke përmendur një hetim të gjerë për të dyshuarit.

Shefi i policisë finlandeze, Sepo Kolehmainen tha se një oficer policie ishte plagosur rëndë, por në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një tjetër pësoi dëmtime të lehta.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka nisur një hetim për vrasjen në tentativë. Policia po kërkon dy burra të dyshuar dhe bashkëpunëtorë të mundshëm.

Një kërkim i madh është duke u zhvilluar për të dyshuarit, me përfshirjen e policëve dhe helikopterëve.

Bota Finlande plagosen dy oficerë policie te shtena me arme