Sport 5 Shtator 2018, 16:54

Fiorentina del kundër Federatës Italiane, shiritin “DA13” nuk e heqin as gjobat!

Shkruar nga Pamfleti

Fiorentina ka dalë kundër Federatës Italiane të Futbollit. Cristian Biraghi, lojtari i skuadrës vjollcë u shpreh se klubi është i gatshëm të paguajë të gjitha gjobat që do t’i vendosë Federata, pasi nuk kanë ndërmend që të ndryshojnë shiritin e kapitenit, me mbishkrimin “DA13”, që i dedikohet të ndjerit Davide Astori, ish-kapiteni i klubit vjollcë dhe numri 13 i kësaj skuadre.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ditën e djeshme, Federata Italiane paralajmëroi se lojtarët do të dënoheshin për mos zbatimin e rregullave nga java 4 e tutje.

Kjo është një temë shumë delikate për Fiorentinën, pasi kapiteni i tyre, Germain Pexella ka mbajtur një shirit të dedikuar ndaj paraardhësit të tij, Davide Astori, i cili vdiq tragjikisht në fillim të këtij viti.

“Shiriti që Fiorentina ia ka kushtuar Astorit nuk mund të preket,” u tha gazetarëve mbrojtësi Biraghi. “Nëse Federata Italiane vendos të na gjobisë, ne do të paguajmë pa asnjë problem të gjitha gjobat!”

Sport Astori Fiorentina